• |
ide | kryesore

Veliaj harxhon 200 mijë euro për kamera dhe dronë për kronikat që shpërndan në TV

Lajme, Të fundit



Janë pothuaj të përditshme rastet kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shfaqet në edicionet informative përmes kronikave të montuara nga zyra e shtypit të institucionit që drejton.

Veliaj shihet rëndom duke marrë pjesë në inspektimin e punimeve në kryeqytet, apo me lopatë duke hapur me mundim vend për mbjelljen e një peme, edhe në zona të mbigjelbëruara, ndërkohë që nga ana tjetër, përkundër premtimit të tij elektoral, janë dhënë me qindra leje ndërtimi për të thelluar betonizimin e Tiranës.

Mirëpo, krahas mungesës së transparencës për menaxhimin e të ardhurave apo për shpikje ‘sui generis’, siç është taksa për ndërtimin e shkollës që paguhet në faturën e ujit, shkrepja e fotove që aktivitetet të dalin sa më bukur, kushton miliona lekë. Shpura e kameranëve, fotografit e montazhierit mobilizohen çdo ditë për çdo aktivitet, që te publiku të jepet përshtypja se “këtu po bëhet punë”.

Tenderë të shumtë dhe para me thasë harxhohen pa hesap për të blerë aparate fotografike dhe dronë. Sipas kërkimeve të bëra në ‘Open Data’ shihet që bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se 200 mijë euro vetëm për aparate fotografikë, lente e dronë.

Shumat e parave harxhohen si pjesë e atributeve që ua jep ligji, por në një vend si Shqipëria, ku mijëra familje jetojnë nën minimumin jetik dhe ku ‘përndiqen’ shitësit ambulantë, këto janë shpenzime tej mase të tepruara, sepse nuk ka vend për publicitet, aq më pak për punët vendore. Qytetarët janë në kontakt të pandërprerë me rrugët, shërbimet e njësie vendore etj, dhe mund ta gjykojnë në këtë mënyrë ‘drejtpërdrejt’ mirëqeverisjen e kryeqytetit.

Image



7 Comments

  1. Me parate e fikut ka blere vilen e qesendi, me parat e taksave po blene suvenire teknike, qe te na xhiroi bufonite e tija nga do qe shkon per shfaqien e rradhes.AL- KAPONE, me te madh si mjeshter i lukunise se vjedhjeve ne bashki nuk kane ardhe si RAMA-VELIA.Sa te peshtirosur, e me maske qe jane, por i genje mendja se po ia hedhin edhe kesaj here me shfaqjet demagogjike qe na kane bere, e po bejne. Mafia ne pushtet, policia i ruan, kete kane arritur keta bandite ti bejne ketij populli.

    1. ama po punon keshtu endon shumica e deleve. Po punon. po se per ke po punon nuk e kuptojne dritshkurtrit.

      1. Ti dritegjate na e hap mendjen njehere!
        Qe Lali te ben per te vjelle, kjo s’diskutohet! Por qe s’ka te krahasuar me kastravecin e meparshem edhe kjo nuk diskutohet!

  2. Gorja e propagandes, i rente nje termet kokes. Propagandes pergjigjjuni me anti-propagande, Filmoni te gjithe m***et e Shqiperise ku jane e ku s’jane dhe tregojani botes ne Youtube. 🙂
    Keshtu gorja propaganes te haje shit 24/7 sebashku me oligarket e tije mafioz.

  3. I paemer e hengre mutin me luge floriri? Po eshte i ngrohte lere pak te ftohet dhe pastaj, yxhym o qelbesire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *