Ndonjëherë nuk është heqja e mundësisë skuadrës, për të kthyer rezultatin, ajo që i bën futbollistët të dalin nga vetja, duke humbur mendjen për një karton të kuq. Episodi këtë herë është shënuar në kohën shtesë në Ligue 1, kur ndëshkimi me karton të kuq i Ruben Agilar, bëri xhiron e botës, jo për vendimin e arbitrit, por tërbimin e lojtarit të Monaco që nxorri inatin mbi monitorin e VAR.
To those of you that hate VAR, here’s Monaco right-back Ruben Aguilar booting the monitor after being sent off this weekend.
Be like Ruben Aguilar. pic.twitter.com/wySCcF2TIX
— Ball Street (@BallStreet) November 4, 2019
Me rezultatin 1-0 në favor të Saint Ettien, Aguilar ndaloi kundërshtarin e tij që po shkonte drejt portës, në mënyrë të parregullt, në minutën e 92’. Konsultimi i arbitrit me VAR ishte fatal për lojtarin e principatës, që duhet dilte nga fusha duke e lënë Monaco në inferioritet numerik. Në fakt nuk kishte më kohë për asnjë nga skuadrat, por Agular nuk kontrolloi më nervat, duke e shkatërruar sic duket, atë që e konsideroi fajtor për dënimin e tij.