• |
ide | kryesore

Vllaznia histori e përsëritur, Jonuz nuk duron më: “Kam ardhur për të punuar, por marr presion”

Sport



Kishte bërë më shumë se surprizë deri para kësaj humbje në shtëpi prëballë Bylis, por tani për teknikun e Vllaznisë, Mirsad Jonuz, situata është përmbysur. Maqedonasi nuk ka duruar më dhe ka shpërthyer duke kontestuar gjithcka në Shkodër, nga ambjenti e deri tek presioni me të cilin është përballur që nga momenti i parë kur mbërriti tek kuqeblutë: “Unë erdha këtu para 3 muajsh, të gjithë ish-trajnerët filluan të më sulmojnë. Të gjithë lojtarët e akademisë flisnin për mua. Ky është presion për mua. Nëse iki unë, nuk ka problem. Kam ardhur për të punuar, por marr presion. Tek unë është problemi?”

Ndoshta ka qenë kështu që në fillim, por rezultatet kanë mbuluar situatën dhe e kanë bërë teknikun të heshtë deri tani. Praktikisht e njëjta frazë, kjo e thënë nga maqedonasi, që kishin artikuluar më parë edhe teknikët e fundit që drejtuan Vllazninë, Ernest Gjoka, Hasan Lika e Agim Canaj. E megjithatë, Jonuz paralajmëron ndryshime në janar dhe nuk e ka fjalën vetëm për merkaton, në kohën kur shpreh hapur limitet e skuadrës që ka në dispozicion: “Unë do vazhdoj të jem këtu, do ndryshojë gjithçka. Kemi shumë probleme për të ndryshuar. Deri në dhjetor këta lojtarë janë më të mirët për mua. Fitojmë apo humbin, janë më të mirët për mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *