• |
ide | kryesore

Zbulohen 4 identitetet e “Rrumit” të Shijakut që u plagos në makinën e prokurorit

Lajme, Të fundit



Policia dhe prokuroria vijon hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy shoqëruesve të tij, drejtuesit të makinës Andi Maloku dhe Aleksandër Lahos, “të fortit të Shijakut” të njohur me nofkën “Rrumi”.

Për këtë të fundit janë mësuar edhe 4 identitetet e përdorura zyrtarisht prej tij. Emrin e parë e ka pasur Pëllumb Muharremi, emrin e dytë Pëllumb Ymeri, emri i tretë është Aleksandër Dako i datëlindjes 1973. Këtë mbiemër e ka marrë në vitin 2007 ndërsa identitetin tjetër Aleksandër Laho e ka marrë në vitin 2012.

Mësohet se “Rrumi” zotëron prona të shumta në bregdetin e Durrësit. Mësohet se vëllai i tij ka qenë nënkryetar të komunës së Sukthit ndërsa sot është drejtor i postës. Babai i “Rrumit” ka punuar në komisionin e ndarjes së pronave. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Edhe nje prokuror i republikes sone ndodhet ne nje makine me nje tip te tille !
    Po mire more shkerdhate emrin 4 here pse e nderrove ?
    O listen e dasmes ty e prokurorit se na pijt gjakun me krimet dhe korrupsionin tuaj.
    Ptuuu rrace e keqe.

    1. Rama ishte i pari qe e denoncoi kete varikars. Salehu jot doli e tha na vrau Rama prokurorin e Rrumit (ndoshta per interesa te ngushta, ket nuk e di). Ky eshte ai prokurori qe i ka kopsit letrat Salehut dhe Like floririt qe te ken toka pa fund ne lalz. Ky Rrumi, miku salhut, eshte i njejti qe rrahu biznesmenin libanez qe donte te bente kompleks vilash afer salehut dhe like floririt. jan me te thella keto pun o kristaq lumi. ketu, pozit-opozit, drejtesi dhe krim jan ber e njejta gje.

  2. RRUMI ESHTE PERSONIFIKIM I PUSHTETIT ESHTE PERSONIFIKIM I DREJTESISE ESHTE PERSONIFIKIM I KETIJ VENDI TE DEGJENERUAR DERI NE EMBRION .

  3. o shqupista suflakas, kujdes kur shani Rrumin se eshte mik i ngusht me Salehun. mos e beni si me Shullazin qe e perdori sa e perdori Basha me Salehun e tani thon eshte i Ed Rames (mund edhe te jet) kur ka ngren nga i njejti mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *