• |
ide | kryesore

Atentati mafioz/ Aksione blic në Fushë-Krujë, Durrës dhe Tiranë, gjenden armë dhe municione

Lajme, Të fundit



Kontrolle “blic” janë zhvilluar në Fushë-Krujë, Durrës dhe Tiranë gjatë mbrëmjes së djeshme, në kërkim të autorëve të atentatit të pasdites të së premtes, ku mbetën të plagosur 3 persona, prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku, shoferi dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e personave të dyshuar si autorë, janë gjetur armë dhe municione.

Lidhur me ngjarjen, deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Policia do t’i kthehet marrjes së dëshmive të të plagosurve për të msiguruar detaje shtesë që do mund të ndihmonin në zbardhjen e mëtjeshme të ngjarjes. Madje, grupi i hetimit po diskuton mundësinë që pas ekspertizave dhe kqyrjeve të rëndësishme mes tyre edhe ndaj një automjeti të braktisur të gjendur pas atetnatit, ta pyesë prokurorin Ndoja mbi dosjet që ka nën hetim. E njëjta dëshmi do t’i merret edhe Muharremit (Aleksandër Lahos), i njohur me pseudonimin “Rrumi” e që gjithashtu është i njohur edhe për konfliktet e tokave në gjirin e Lalëzit. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *