• |
ide | kryesore

Atentati ndaj prokurorit, i dyshuari kryesor punonte si dentist në burgun e Fushë Krujës

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Redjan Rraja, personi i ndaluar si i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, nuk është një personazh i panjohur për policinë. Nipi i deputetit socialist Rraman Rraja, ka qenë përfshirë në disa situata kompromentuese edhe më herët.

Kujtojmë se në vitin 2016, Redjan Rraja ishte në një tavolinë me kunatin e tij Elton Çiço, kur ky i fundit u qëllua me disa plumba për të humbur jetën në vendngjarje. Rraja me profesion stomatolog u akuzua nga policia si person i dyshuar fshehu provat e krimit në vendngjarje.

34-vjeçari, po ashtu, u denoncua nga ish-oficeri i Policisë Emiljano Nuhu se e ka kanosur në një lokal në Tiranë bashkë me kushërinjtë e tij, për të mbyllur çështjen Xhisiela Maloku.

Mirëpo, pavarësisht precedentëve penal dhe dosjeve të hapura në polici, Redjan Rraja vazhdonte normalisht aktivitetin e tij, duke punuar si dentist në burgun e Fushë-Krujës. Rraja e mbante këtë pozicion që nga viti 2014, pavarësisht se kishte një klinikë dentare private në të cilën punonte me bashkëshorten në Krujë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *