• |
ide | kryesore

Bakteri që i kthen mbetjet plastike në ujë

F1, Stil



Sipas disa studimeve të fundit, brenda vitit 2050, do të ketë më shumë mbetje plastike në oqeane se peshq.

Për këtë arsye, të shumtë janë ata që kanë nisur tē mendojnë një zgjidhje për këtë problem emergjent, , siç janë dhe dy studentet .Ideja e Jeanny Yao dhe Miranda Wang është zhvillimi i një bakteri, që mund t’i kthejë mbetjet plastike në CO2 dhe ujë. Ato kanë nisur ta zhvillojnë këtë projekt që në shkollë, por tani në moshën 20-vjeçare, vajzat kanë marrë patentën e zhvillimit të bakterit, një fond prej 400 mijë dollarësh, 5 çmime, madje janë bërë të famshme pasi janë fitueset me moshën më të re të një çmimi “Perlman”.E gjitha kjo falë bakterit të vogël që siç e thamë e kthen plastikën në CO2 dhe ujë, e shërben për të pastruar oqeanet e plazhet, por dhe për të prodhuar materialet e para të disa veshjeve.
“Është e pamundur që njerëzit të ndalojnë së përdoruri plastikën, prandaj është e nevojshme zhvillimi i një tekonologjie që e shpërbën këtë material, që e kthen plastikën në material të rigjenerueshëm”- shprehet Miranda Wang.
Zhvillimi i kësaj teknologjie është i ndarë në dy pjesë. Fillimisht plastika shpërbëhet dhe enzimat që veprojnë si katalizatorë gjatë këtij proçesi e kthejnë atë në fraksione të vogla të lakueshme, që mund të petëzohen. Këto fraksione vendosen në një stacion riciklimi, ku trajtohen si mbetje të ushqimeve që konsumojnë njerëzit. I gjithë proçesi zgjat 24 orë, nga plastika në ujë.



1 Comment

  1. Me ta perfunduar kete studim,me siguri,qe Rama do e marre dhe do ja jape me PPP,atyre qe e presin.Se pari do shpetojme ne shqiptaret ,e me tej shohim per boten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *