• |
ide | kryesore

“Bojkoti nuk ndihmoi”/ Basha i përgjigjet Palmer: Ulemi pa kushte në tavolinë me Ramën

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer se “bojkoti nuk i ka sjellë opozitës fuqi më të madhe politike dhe nuk ka mundur që të imponojë zgjedhje të parakohshme. Merrni këtë mundësi, negocioni në mirëbesim për reformën elektorale që kërkoni.”

Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në RTSH, Basha thotë se opozita ka bërë pikërisht atë që kërkojnë SHBA dhe Bundestagu gjerman.

“Ajo që ne kemi bërë është pikërisht kjo. I takonte partisë në pushtet dhe kryeministrit të bënin ofertën e tyre, siç ia ka përsëritur në mënyrë domethënëse në Tiranë dhe në Romë kryeministri Conte, por në fakt ka qenë opozita që ka propozuar instrumentin.

Po mbushet muaji që ne kemi propozuar 5 pikat tona, për Reformën Zgjedhore që nisin pikërisht nga ulja pa kushte në një tryezë ku janë të përfaqësuar PS, opozita e bashkuar, faktori ndërkombëtar, por jo vetëm kaq, faktori shoqëror që nuk mund të përjashtohen nga diskutimi për reformën zgjedhore, pasi nuk i takon vetëm partive politike” – tha Basha.

Basha thotë se PD është gjithmonë gati për zgjedhje të parakohshme dhe se është e angazhuar 100% për ta përshpejtuar këtë proces. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Bashe mos gaboje sapo dole e the qe vendet jane mbushur me parazit. Epo punoje ne nje vend ku pronari eshte i lidhur me PD dhe atje eshte mbushur me parazit. Sa jam kthyer nga italia dhe shoh qe atje brenda ( eshte edhe vend me reputacion te kire imagjino ) nuk ka gare. Cfare do besh ? Da na i lesh peshqesh ?

  2. Bashe mos gaboje sapo dole e the qe vendet e punes jane mbushur me parazit. Epo punoje ne nje vend ku pronari eshte i lidhur me PD ( punon dhe me Veliajn ) dhe atje eshte mbushur me parazit. Sa jam kthyer nga italia dhe shoh qe atje brenda ( eshte edhe vend me reputacion te mire imagjino ) nuk ka gare. Cfare do besh ? Da na i lesh peshqesh ? Te punojne ne per ta qe te promovohem ata ? Se ke sa kohe qe thua eshte situata emergjente.

  3. Tani Basha del dhe merr meriten e Nismes Thurje. Ata ishin nismetaret qe po sjellin e zgjidhjen e ngercit politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *