• |
ide | kryesore

Çfarë i ka ndodhur Kryeministrit? Rama anulon të gjitha takimet

Arkiva, Lajme, Të fundit

Po bëhen me shumë se 72 orë dhe Kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet. Axhenda e tij ka qenë e ngjeshur, por të gjitha takimet janë shtyrë në një kohë të dytë e cila ende nuk është përcaktuar.

Shkaqet nuk dihen, por publike janë vetëm pasojat. Dega e Partisë Shkdodër, prej të premtes është me kokën nga dritarja për të parë karvanin e makinave të Kryeministrit, por nata ka rënë tre herë dhe Rama nuk ka shkuar. Po ashtu Rama nuk ka zhvilluar dhe mbledhjen me Grupin Parlamentar, ku deputetët janë mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, por kryetari i tyre nuk ka shkuar.

Një tjetër takim i rëndësishëm që Rama nuk ka zhvilluar këtë jave ka qenë dhe ai i bashkëqeverisjes me qytetarët, ku populli i thjeshtë tregon hallet live dhe të gjitha zgjidhen prej tij. Ndoshta ky takim nuk është zhvilluar, pasi hallet e qytetarëve mund të jenë zgjidhur të gjitha dhe për këtë javë nuk ka pasur ankesa.

Megjithëse anulloi Shkodrën, konfirmoi Ministrinë e Bujqësisë, por krejt papritur e anulloi edhe atë. Sot për në orën 12:00 ishte parashikuar një tjetër takim i Ramës, por ky i fundit nuk shkoi. Minsitria e Bujqësisë do të zhvillonte një panair sot në kuadër të projektit IPARD, ku një ftesë kishte mbërritur në adresë të Kryeministrit. Prezenca e tij ishte konfirmuar nga Kryeminsitria, por sot u konfirmua dhe anulimi i pjesëmarrjes.

Ai që nuk lë ditë pa dalë ne ekran më shumë se një herë, në kulmin e debateve, anullon gjithçka dhe zhduket. Mosdaljet piblike të kryeministrit mund të mos e shqetësojnë publikun, por anulimi i takimeve ngre dyshimet nëse ai është apo jo në detyre.

Ende nuk dihen arsyet e shtyrjes së takimeve nga Edi Rama, pasi ky i fundit nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare. Dy javë më parë Rama anuloi dhe takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski dhe nga kryeministria u tha se kishte probleme shëndetësore.

Nëse edhe këtë herë ka arsye shëndetësore, atëherë i takon zyrës ë shtypit të kryeministrit të informojë publikun, nëse është në punë dhe sa do të mungoje. A është kjo për arsye shëndetësore apo për arsye të tjera? Çfarë e ka detyruar Kryeministrin të anulojë takimet?/ Dosja.al

12 Comments

  1. I ka maru rrenat e deri sa ti bej fug shpumi axhenden e rrenave te reja pastai deli si qen duke lehur po qen pa dhemb plehu mbet pleh ne gjenez

  2. Gojët e liga po duan me thënë se nga dështimet e suksesshme që ka korrur në gjashtë vite, ka rënë në depresion,ndersa i duhet të shtojë dozën e kokainës cilësore kryeministrore. Mirëpo kjo viranja ka efekte shkatrruese direkte dhe anësore. Tani, me sa duket po shkon drejt asaj gjëndje që ishte sh. Taras në vitet e fundit para se të ikte nga kjo botë. Por, po lë një trashëgimi të turpshme për brezat me rilindjen e përsëritur si tragjikomedi për kombin tonë. Nuk gjej fjalë për ta ngushlluar të gjorin. Gjthçka për “Shqipërinë që duam”, ” Policinë që duam”, “Reformën vetingashe” e shumë të tjera telashe… e më the e të thashë.

  3. Po merret me pergaditjet si ta laj mutin me shurr,pas skandalit te fundit qe i plasi bile qe sonte do nxjerr langaraqin artan lame ke langoja tjeter fevziu qe t’ju mbush mendjen shqipetarve se fain e ka saliu dhe pas 6 vjetesh telendisje .

  4. Aman o njerez, po shyqyr qe nuk po shiher shume. Nuk guxonim te hapnim tv shqiptare se do shihnim Ramen e me pas Veliajn, premtoi se do na dilte edhe ne frigorifer e lavatrice. Vetem ne hale ishim pa te, por edhe aty me frike se mund ta nxirrte koken nga vrima. Ama sot na premtoi se do i nxirrte kriminelet nga vrimat per t’i vene para drejtesise. Te njejten gje pati thene edhe ne 2013-en. Po me sa duket, per faj te Saliut, jane rialtivizuar bandat kriminale pas 6 vitesh te Rames ne pushtet.

  5. Pyesni njehere nga Merua.
    Edhe pse eshte ca i zene e po merret me vilen e Bashes, nje problem kombetar e global

  6. Ti blere vehtes nje dhurate ne honk kong. Per suksesin e fundit. WC e arte me 40.000 diamante per 1.000.000£. E meriton . Super bandit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu