• |
ide | kryesore

Champions, Juventus shpëton nga penalltitë: dëmtohet De Ligt, mungon në Moskë

Sport



Nuk është Matthijs de Ligt mes të grumbulluarve të Juventus për trasfertën e Champions League në Moskë. Mbrojtësi hollandez nuk është stërvitur në fushë me shokët e skuadrës në seancën stërvitore para transfertës në Rusi. Mungonte edhe Dybala, por argjentinasi është rregullisht në grup. Ashtu si Joya, De Ligt ka punuar vetëm në palestër, por Sarri nuk ka dashur ta rrezikojë për shkak të një shembje në kavilje e majtë të pësuar në derbi.

Në këtë pikë do të jetë një balotazh mes Rugani e Demiral për ta zëvendësuar në krah të Bonucci. Deri tani të dy kanë vetëm nga një përfaqësim sezonal, në kampionat, ku nuk kanë bindur plotësisht.

Këto janë të grumbulluarit për transfertën në Rusi: Szczesny, De Sciglio, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Buffon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *