• |
ide | kryesore

Dalin detaje të tjera/ Gruaja e prokurorit Ndoja mbrojti dhe fitoi gjyqin e të moshuarit për tokën tek Gjiri i Lalzit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Zyra e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Arjan Ndoja ka përfaqësuar në gjyq për çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit, 75-vjeçarit Pal Seçuni, pas të cilit dyshohet të fshihej Landi Muharemi. Bëhet fjalë për 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit, për të cilën Bashkia e Durrësit pretendonte të ishte tokë shtetërore dhe jo private, dhe që i kishte dhënë leje për investim (resort) një biznesmeni libanez Faad Mitri.

Në këtë çështje, ish-kryegjyqtraja e Durrësit Joana Qeleshi që së fundi dha dorëheqjen pa u futur në vetting, i dha të drejtë të moshuarit me avokatë nga studio e bashkëshortes së prokurorit Ndoja. Pikërisht ky vendim u bë shkak që biznesmeni libanez të dhunohej dhe të detyrohej të largohej nga Shqipëria, duke hequr dorë njëkohësisht nga investimi.

“Rasti konkret kur gruaja e tij ka përfaqësuar një gjyq civil, bëhet fjalë me bashkinë e Durrësit ku ka përfaqësuar Pal Seçunin, që ka pasur nga pas persona të fisin Muharremi në zonën e Sukthit, dhe është fituar pikërisht nga studio e avokatisë së gruas së prokurorit, gjyqi që solli rrahjen barbare të biznesmenit libanez”, tha gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, me moderator Denis Mingën.

Prokurorit Arjan Ndoja 4 ditë më parë ju bë atentat teksa ishte në makinë me Landi Muharremin, njohur si i forti i Sukthit, ku të dy mbetën të plagosur së bashku me shoferin Andi Maloku, ish-polic në komisariatin e Krujës./ Report tv

4 Comments

  1. E shikoni pra qe jane dhunuesit e Mitrit?
    Kjo eshte klima investuese e ngrohte qe krijon qeveria e Kristaqit.
    Prandaj Kristaqi ka 3 dite qe ka ikur per lesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu