• |
ide | kryesore

Dani Alves i dëshpëruar: “Kam vetëm 3 muaj në Brazil dhe jam… i panevojshëm…”

Sport



Të kthehesh në shtëpi pas shumë vitesh nuk është e thjeshtë: shumë gjëra shpesh i gjen të ndryshuara e ndonjëherë ke ndryshuar edhe vetë. Dani Alves është kthyer në Brazil pas sezoneve në Europë me Sevilla, Barcellona, Juventus e Psg. Klubi francez ka zgjedhur të mos rinovojë kontratën e 36 vjecarit që këtë verë u rikthye në shtëpi duke zgjedhur oferëtn e San Paolo. Entuziazmi i ditëve të para i është kundërvënë një lloj dëshpërimi: maja e kësaj parabole në rënie ishte derbi i luajtur kundër Palmeiras në 30 tetor, i humbur 3-0.

“Është një krim të lesh Dani Alves në pankinë në San Paolo?“: një gazetar i ESPN Brazil pyeti veten pasi asistoi në përfaqësimet e fundit të lojtarit, por në korrik askush nuk do ta kishte bërë këtë pyetje. Dani Alves është rikthyer në shtëpi, pasi fitoi Kupën e Amerikës me Brazilin, duke ngritur lart trofeun e tij të 40 në karrierë. Në momentin e largimit nga Psg gjeti përballë lumë ofertash nga të gjitha anët e botës, por në fund vendosi të kthehej në shtëpi e të firmoste një tre vjecare me San Paolo. 40 000 tifozë morën pjesë në prezantimin e tij në Morumbi. Sipas një sondazhi të Globo Esporte, blerja ishte një nga katër më të rëndësishmet në futbollin brazilian: pas Romario-Flamengo në 2005, Ronaldo-Corinthians në 2009 e Ronaldinho-Flamengo në 2011. Në debutim Dani Alves pati nevojë vetëm për 39 minuta për të shënuar golin vendimtar kundër Ceara. 10 ndeshje më pas rendimenti i tij ka rënë dhe tani kanë vërshuar kritikat.

Pika që derdhi gotën ishte derbi i luajtur e humbur keq kundër Palmeiras: Dani Alves ka bërë gjithmonë mesfushorin në Brazil dhe u kthye në rolin e tij të mbrojtësit në ndërqytetasen, por nuk arriti ti japë ndihmë skuadrës. Kritikat e marra e kanë bërë të ketë dyshime lojtari, që kohët e fundit kishte thënë për mikrofonët e SporTV: “Nuk ka stabilitet në Brazil. Si mund të ndërtosh një karrierë këtu? Jam këtu vetëm prej 3 muajsh dhe jam i padobishëm. Jam lojtari më i madh i historisë për trofetë e fituar, e megjithatë ka një debat për vlefshmërinë time. Luajta 8 vjet tek Barça e fitova 23 tituj, sepse aty ka stabilitet, nuk ndërtohen gjërat nga sot për nesër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *