• |
ide | kryesore

E bija e Maradonës denoncon: “Po e vrasin”. Diego i përgjigjet: “Asnjë lek nuk do ti lë…”

Sport



Kaos në familje për Diego Maradona. Pibe de Oro vazhdon të ketë një raport të komplikuar me fëmijët, në vecanti me të bijën Giannina. Si raporton Marca, ish-gruaja e Kun Aguero ka publikuar në profilin e saj në Instagram deklarata që i takojnë gjendjes shëndetësore të të atit, duke u shprehur shumë e shqetësuar. “Po e vrasin nga brenda, pa e kuptuar ai. Ju kujtohet se im atë kishte një kopësht zoologjik, në të cilin mund të bëje foto me luanin? E mbante të trullosur, përndryshe ishte e pamundur ta zbusje. E sot krahasimi me realitetin është koincidencë…”. Kështu, sipas të bijës, Diego është një luan në kafaz.

Nuk është dakord Diego. Përmes rrjetit social, me një video drejtuar pikërisht Giannina, argjentinasi mohon cdo problem shëndetësor. “Nuk jam duke vdekur, fle i qetë sepse po punoj. Më vjen keq që humba me Estudiantes. Nuk e di cfarë ka dashur të thotë Giannina e si do të interpretohet. Por tani e di, kur dikush plaket, të tjerët shqetësohen më shumë për cfarë do ti lërë, se sa cfarë po bën”. Shqetësimi, sipas Diegos, është për trashëgiminë se për shëndetin…

E për pasojë nuk mungoi goditja. “E unë i them të gjithëve se nuk do ti lë asgjë. Se do dhuroj gjithcka për bamirësi”. Kështu nëse Giannina po mendon trashëgimin, është mirë të mos presë shumë nga testamenti. Por cështjet familjare nuk mbarojnë këtu. Edhe Claudia Villafañe, ish-gruaja e tij, e ëma e Dalma e Gianinna, ndërhyn duke kujtuar cështjen gjyqësore. “Nëse ke k***e të bësh një video ku flet për vajzën tonë, shpresoj ti kesh edhe për tu prezantuar nesër para gjykatësit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *