• |
ide | kryesore

Idea e çmendur vjen nga Parisi: Dy lojtarë për të bindur Juventus të lëshojë De Sciglio

Sport



Mattia De Sciglio ka përfunduar në shënjstrën e Psg. Sipas Corriere della Sera, Leonardo kërkon të marrë në Paris mbrojtësin e Juventus e është gati të nisë sulmin në merkaton e janarit. Operacioni është i komplikuar, por oferta e transalpinëve është më shumë se joshëse: 10 milionë euro plùs një mes Thomas Meunier e Layvin Kurzawa.

E vështirë në fakt që ti marrësh De Sciglio bardhezinjve në kohën kur edhe Sarri, pas Allegri, e cmon shumë kualitetin lojtarit. Ish-mbrojtësi i djathtë i Milan është i aftë të luajë edhe në krahun e kundërt dhe sapo është kthyer në dispozicion të teknikut pas një dëmtimi. Për këtë motiv Paratici duket i bindur të refuzojë ofertën e francezëve, por situate megjithatë mbetet nën monitorim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *