• |
ide | kryesore

Ish e dashura flet për Miley Cyrus, ‘Rashë në dashuri me të’

Paparazzi, Slider



Miley Cyrus pati një lidhje këtë verë me Kaitlynn Carter, e cila më shpejt përfundoi sesa nisi.
Pra ajo që ngjau thjesht si flirt i çmendur vere, pas përfundimit të një martese, paska qenë më shumë. Të paktën për njërën palë.
“Këtë korrik që kaloi, unë isha me pushime me një mikeshën time. Gjëja tjeter që di është se isha e dashuruar me të. Para se të gjendesha në atë udhëtim, as nuk më shkonte ndër mend se isha në gjendje të doja një grua ashtu siç desha atë.”- u shpreh Carter, e cila i referohet udhëtimit të vajzave në Itali, aty ku nisi gjithçka.

Ish-e dashrua e Mileyt,rrëfeu gjithashtu se marrëdhënia e veçantë që krijoi atë kohë, e bëri të kuptonte pse i kishte injoruar aq gjatë ndjenjat që kishte për të.

“Teksa unë dhe shoqja ime kaluam gjithë gushtin bashkë nëpër Europë, duke u përpjekur të hidhnim pas krahëve ndarjet respektive, romanca e parë dhe e vetme me një grua lindi! S’e mendoja kurrë që do të isha aq i dhënë pas saj, në një formë që s’isha me askënd tjeter. Para atij udhëtimi s’e kisha menduar kurrë atë në mënyrë romantike.- vazhdon ajo. “Ndonëse nëpër media lidhjes sonë i referohen si “flirt vere”, për mua ishte shumë më shumë se aq. Zbulova veten. Për herë të parë, unë dëgjova veten, harrova normat dhe jetova. Uroj që kujdo t’i jepet kjo mundësi, për të kuptuar cili version i vetes janë më mirë. Qëndroni kuriozë.”- e mbyll Kaitlynn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *