• |
ide | kryesore

Kapen 12 milionë euro kokainë në portin italian

Arkiva, Planet
Policia në Reggio Calabria, në bashkëpunim me agjencinë e doganave bëjnë me dije se kanë sekuestruar 61 kg lëndë narkotike të llojit kokainë në portin e Gioia Tauro.

Sipas burimeve zyrtare, kokaina e sekuestruar ishte me një cilësi tepër të lartë dhe u gjet e fshehur në dy paketime në një ngarkesë me mish të ngrirë që vinte nga Brazili.

Dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion kryesor tregun e Azisë lindore. Nëse kokaina do të dilte në treg vlera e saj do të arrinte në 12 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu