• |
ide | kryesore

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet si i dyshuar nipi i deputetit socialist

Lajme, Të fundit

Është arrestuar një prej autorëve të dyshuar të atentatit të së premtes pasdite ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Bëhet fjalë për shtetasin Redian Rraja, 34 vjeç, i cili mësohet se është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

34-vjeçari ka mohuar të ketë i përfshirë në atentat.

Nga informacionet paraprake komunikohet se Rrajës i janë gjetur gjurmët e ADN-në në maskën brenda automejtit tip “Benz” që u përdor nga autorët e atentatit. Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët, por i liruar nga Gjykata.

Ndërkohë, hetimet ende vijojnë. Nga kontrolli “blic” në më shumë se 20 banesa në Fush-Krujë, Durrës dhe Tiranë janë armë dhe municione, por që nga indiciet e deritanishme nuk lidhen me atentatin.

Është rindërtuar profili gjenetik i personave që dyshohet se kanë kryer atentatin. Gjurmët e ADN-së në arkivin e Policisë, kanë çuar në shoqërimin e 34-vjeçarit. Dyshohet se të përfshirë në atentat janë tre persona.

Lidhur me ngjarjen, deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Atentati ndodhi teksa prokurori Ndoja po udhëtonte me Andi Malokun, shoferin dhe Aleksandër Lahon (Landi Muharremin), që njihet si “i tmerrshmi i Sukthit”, në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa “AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të tre personat mbetën të plagosur. Gjendja shëndetësore e prokurorit nuk paraqiti asnjë rrezik për jetën, ndërsa dy të tjerët gjenden në kushte kritike. ©Lapsi.al

 

 

3 Comments

  1. Cfare i beri ketij vendi Edi Rama. Me kujtohet qe ky nipi PS ju drejtua kreut te opozites qe te matej ne votime. Shume te keq ja shoh fundin ketij Edit une…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu