• |
ide | kryesore

Profil/ Nga burgu te kërcënimet për Xhiselën, kush është nipi i deputetit i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit

-Instant, Lajme



Pas një aksioni të forcace speciale është bërë arrestimi i parë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Në pranga ka rënë Redjan Rraja.

Mësohet se Redjan Rraja është arrestuar teksa ishte duke u larguar nga Shqipëria në drejtim të Malit te Zi. Policia dhe prokurori kanë kërkuar arrestimin për shkak se kanë gjetur gjurmët e ADN-së së tij në makinën që u gjet e braktisur në zonën e Shkafanës, në ditën kur ndodhi atentatit.

Në një prej maskave është gjetur përshtyma e tij, e cila përputhet plotësisht më atë që ndodhet në arkivin e Policisë pas rindërtimit të profilit gjenetik.

Derimë tani raportohet se vetë Rraja nuk e ka pranuar që të ketë qenë pjesë e atentatit, dhe as të ketë dijeni në lidhje me të

Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik: vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut.

Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.

“Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”, mësohet se i kishin thënë oficerit Redjan dhe Ramazan Rraja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *