• |
ide | kryesore

Racizmi/ Përjashtohet kryetari i ultrasve të Veronës: qyteti paralajmëron Balotteli

Sport



Cështja Balotelli e episodet e racizmit që ndodhën në Bentegodi të Veronës bërë xhiron e botës. Në pritje të hapjes së një tavoline mes Figc e qeverisë për sanksione në lidhje me manifestimet raciste e diskriminuese, Hellas Verona është vënë në dispozicion të Prokurorisë për të evidentuar autorët e racizmit ndaj Balotelli. Qëllimi është ai për ti dhënë një përjashtim përjetë kryetarit ultras Luca Castellini.

Në kundërshtim me pozicionin e marrë në të nxehtë, shoqërià verdheblu ka zgjedhur të bashkëpunojë me Prokurorinë e Veronës për të dalluar autorët – 15-20 persona maksimumi sipas Digos e Prokurorisë federale -, duke zgjedhur edhe grushtin e hekurt kundër Luca Castellini, ultràsi neofashist i Hellas, që pas episodeve shtoi dozën e fyrjeve, duke e etiketuar Balotelli si “jo plotësisht italian”.

Episodi në Bentegodi ka rihapur diskutimin mbi sjelljen që duhet patur në rast të racizmit apo diskriminimeve, që nuk kanë në fakt shtrirje të madhe. Kodi i drejtësisë sportive nuk i sanksionon, por prej kohësh po flitet për një teknologji që do ti lejonte shoqërive e forcave të rendit të izolojnë përgjegjësit.

QYTETI I VERONËS: QERNDRA E DJATHTË PROPOZON PARALAJMËRIM PËR BALOTELLI

Ndërsa shoqëria verdheblu u vendos në dispozicion të Prokurorisë për të gjetur përgjegjësit e diskriminimit racial pësuar nga Mario Balotelli, qyteti i Veronës mund të vendosë paralajmërimin ligjor për sulmuesin e Brescia. Andrea Bacciga, këshilltar komunal ka propozuar përlajmërimin: “Nuk është e pranueshme që Verona të vihet nën akuzë për dicka, që në këtë rast, nuk ka ndodhur fare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *