• |
ide | kryesore

Sherr tek “Ekonomiku”, tre studentë përfundojnë në spitalin e Traumës (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Një përplasje mes disa studentëve ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e ish-mensës në Qytetin Studenti, ku po zhvillohen përkohësisht leksionet e Fakultetit të Ekonomisë, godina e të cilit është në rikonstruksion.

Mësohet se rreth orës 17:30, ndërsa studentët po zhvillonin leksion, dy djem kanë hyrë në orën e leksionit dhe kanë ngacmuar disa nga vajzat e kursit.

Në këto kushte, kanë reaguar djemtë e grupit që ishin të pranishëm në leksion duke u kërkuar  dy të rinjve të paidentifikaur që të largoheshin.

Pas këtij incidenti, sherri ka vijuar dhe jashtë auditorëve, ku dy grupet e djemve janë konfrontuar fizikisht.

Të lënduarit ndodhen në spitalin Ushtarak ku po marrin mjekim për plagët që u janë shkaktuar. ©Lapsi.al



2 Comments

  1. SHTETI KA RENE SHTET SKA KJO NUK KA NDODHUR ASNJEHER KETA JANE VETE QE I NDERSEJN XHEPISTAT KRIMINELET HAJDUTET TE FORTET KETA QEVERISIN BASHKE KETA PRA RILINASIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *