• |
ide | kryesore

Son nuk ishte fajtor për dëmtimin e André Gomes: FA i heq kartonin e kuq

Sport



Tottenham kishte prezantuar ankimimin një ditë më parë për kartonin e kuq të marrë nga sulmuesi i tyre Heung-Min Son, pas ndërhyrjes ndaj André Gomes, i cili pësoi frakturë në kavilje, e përgjigja ishte ajo që shpresonin Spurs. Komisioni i Disiplinës në FA e ka pranuar ankimimin e londinezëve, kështu që 27 vjecari koreano jugor do të kthehet në dispozicion të Pochettino. Arbitri Atkinson në fillim e kishte ndëshkuar Son, pastaj e shndërroi të verdhën në të kuq direkt, pasi VAR e konsultoi në distancë, duke parë gjendjen e rëndë të portugezit.

Spurs kanë theksuar në apelimin e tyre se futbollisti nuk kishte asnjë qëllim të dëmtonte kundërshtarin, e se pasojat e asaj ndërhyrje derivuan nga situata jo të varura direkt nga vullneti i Son. Ti japësh karton të kuq sic duket ishte gabim, duke qenë se këshilli disiplinor i FA vendosi tia heqë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *