• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Laç, arrestohet 21-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në Laç dhe është prangosur K. V., 21 vjeç.

Njoftimi: 

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *