• |
ide | kryesore

Tjetër lëvizje e SHBA në vend: Sjell agjentë të posaçëm anti-korrupsion

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të gjurmojë falsifikatorët e dokumenteve me hetues të posaçëm, ndërsa premton se lufta ndaj korrupsionit do jetë prioriteti kryesor i SHBA jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë botën.


Postimi i ambasadës:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”.


5 Comments

  1. Te sjelle dhe ca ministra, kryetare bashkie, prokurore dhe gjykates…. s’do te bente keq, perkundrazi!
    Tek e fundit, ky shtet eshte asgjesuar.

  2. Mbush me h…e a thu nuk na dalin rrugecerit mostra qe kemi. Cia na beri nenat me sukses te plote ndaj mallkuar qofshin….dhe jo vetem kaq…qofshin te shkatruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu