• |
ide | kryesore

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ Komisioni i Ligjeve miraton raportin për tre kandidaturat

Lajme, Të fundit



Komisioni Ligjeve ka miratuar sot raportin mbi kandidaturat për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Tri emrat e kandidatëve të konfirmuar: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, i cili pritet të zgjedhë dy anëtarë të Kushtetueses brenda afatit 30 ditor.

Ndërkohë, presidentit të Republikës, Ilir Meta, i përfundon afati për të zgjedhur emrin e dytë në datë 8 nëntor (të premten). Sakaq, të tre kandidaturat në garën për Gjykatën Kushtetuese janë të propozuara edhe nga kreu i shtetit.

Kushtetuesja mbeti me vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pasi anëtarët e tjerë u shkarkuan nga procesi i vetting-ut, por shumë shpejt pritet që të jetë funksionale, pasi Besnik Muçi u dekretua pak ditë më parë nga Presidenti (ende s’e ka kaluar vettingun) ndërkohë që brenda 30 ditëve do të kemi edhe dy anëtarë të tjerë të votuar nga parlamenti.

Në fund të seancës së Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja tha se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që do të duhet të rifillojë së shpejti duke pasur në konsideratë numrin e çështjeve që presin të gjykohen kanë një rëndësi të madhe “për opinionin publik dhe debatin politik”, duke nënkuptuar çështjen për shkarkimin e Presidentit. Po ashtu, Kushtetuesja pritet që të verifikojë edhe legjitimitetin e 30 qershorit, një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu në këmbim të çeljes së kushtëzuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *