• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ndërtimi i HEC-it në Mirditë, banorët vijojnë bllokadën ndaj punimeve

Lajme, Të fundit



Banorët e Mirditës kanë vijuar bllokadën ndaj punimeve për ndërtimin e HEC-it në zonën e Kaçinarit.

Një grup prej tyre kanë vendosur pritë në hyrje të rrugës drejt HEC-it duke penguar lëvizjen e mjeteve dhe për pasojë, është paralizuar edhe dërgimi i tubacioneve në destinacion.

Lidhur me ngjarjen është vënë në dijeni edhe Policia e Mirditës, që ka shoqëruar për të marrë në pyetje 3 nga protestuesit, shtetasit Anton Kola, Florin Gjoka dhe Gjovalin Lleshi. Këta të fundit janë lënë më pas të lirë, por Policia lokale informon se vijojnë hetimet për incidentin e bllokimit të rrugës.

Pak ditë më parë, në një tjetër protestë të banorëve të Kacinarit, nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës. Dy roje të firmës që po kryenin punimet u dhunuan dhe 4 mjete të saj u dogjën, ndërsa për ngjarjen nuk ka asnjë person të ndaluar.

Protestat nisën në maj të këtij viti dhe kanë vijuar pa ndërprerje, ndërsa banorët kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të mos lejuar ndërtimin e këtij HEC-i, duke përmendur në të kundërt edhe kërcënime. ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=Qevf65xw_0Y&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *