• |
ide | kryesore

8 filma për të apasionuarit pas dramës (FOTO)

F1, Stil



1. “The Terminal” (Terminali)

Victor, turisti nga Europa Lindore e gjen veten në aeroportin e New York-ut si pasojë e një lufte të papritur që shpërtheu në vendin e tij. Atij do të duhet të jetojë aty derisa lufta të mbarojë, por ç’ndodh gjatë kësaj periudhe?

2. “12 Years a Slave” (12 vite skllav)

Një njeri me ngjyrë, dikur i lirë, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Për 12 vite me radhë, jeta e tij është në duart e pronarit të pamëshirshëm në mes të një vendi ku i duhet të luftojë çdo ditë për të mbijetuar.

3. “Life is beautiful” (La vita e bella)

Një burrë hebre dhe djali i tij janë viktimat e Holocaust-it të ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të mbrojtur të birin nga rreziku që ndodhej jashtë, babai përdorte imagjinatën për t’i treguar se jeta është e bukur, edhe brenda një kampi.

4. “Ps: I love You”

Bëhuni gati të qani nga fillimi në fund. Holly, humbet dashurinë e jetës së saj, Gerry-n si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme. Çfarë gjen pas vdekjes së tij, e ndihmon të kalojë dhimbjen e të vazhdojë jetën pa të.

5. “The Boy in the Striped Pajamas” (Djali me pizhama me vija)

“Djali me pizhama me vija” është historia rrënqethëse e një miqësie të ndaluar mes një vogëlushi 8-vjeçar (djal i një komandanti gjerman) dhe një fëmije hebre, brenda një kampi përqëndrimi.

6. “Room” (Dhoma)

Pasi një periudhe shumë të gjatë kohe të mbyllur brenda disa mureve, një grua dhe djali i saj arrijnë të lirohen. Eksperiencat dhe perceptimet e vogëlushit teksa sheh botën për herë të parë, do t’ju drithërojnë.

7. “The Pianist” (Pianisti)

Filmi tregon përpjekjet e një burri hebre të cilin e kanë ndarë nga familja gjatë operacionit për zhdukjen e hebrenjve në Poloni.

8. “Stepmom” (Njerka)

Pas 3 vitesh i divorcuar, Luke Harrison (Ed Harris) gjen një të dashur të re. Ish-gruaja e tij Jackie (Susan Sarandon) dhe e dashura e re do të detyrohen të lënë mënjanë mëritë dhe ndryshimet për të ndihmuar në rritjen e fëmijëve pas një krize të thellë familjare.

 

Burim: Anabel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *