• |
ide | kryesore

Arsenal merr vendimin për Xhakën: nuk është më kapiteni, por nuk mbyllet me kaq

Sport



Vendimi është marrë: Granit Xhaka nuk është më kapiteni i Arsenal. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht tekniku i Gunners Unai Emery përpara ndeshjes së Europa League kundër Vitoria Guimaraes, ndeshje për të cilën mesfushori shqiptar i Zvicrës nuk është grumbulluar. Emery ka shpjeguar se ka folur me Xhakën pas konfrontimit të ashpër të mesfushorit e një pjese të tifozerisë së Arsenal, që akuzohet tani nga lojtari se kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij: “Kam patur një takim me Xhakën dhe i komunikova se nuk është më kapiteni. E pranoi vendimin tim. Kisha nevojë të merrja një vendim dhe tani e bëra”.

Episodi ndodhi në sfidën e barazuar 2-2 kundër Crystal Palace. Mesfushori shqiptar u thirr për zëvendësim nga Unai Emery në minutën e 61, por i bezdisur nga fërshëllimat gjatë gjithë ndeshjes, Xhaka nuk e fshehu mosaprovimin, duke flakur përtokë shiritin e kapitenit e duke ironizuar edhe tifozët që e fërshëllenin, e duke i bërë shenjë me dorë të përpiqeshin më shumë, ndërsa në fund i thotë “q****i”.

E tani, skenarë të tjerë happen, sipas medias angleze. Lojtari nuk grumbullohet për të dytën ndeshje radhazi dhe me dritaren e merkatos së janarit fare afër, Arsenal po mendon shitjen e menjëhershme të ish-kapitenit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *