• |
ide | kryesore

Atentati, provat që ‘fundosën’ Redjan Rrajën dhe dëshmia e tij para hetuesve

Lajme, Të fundit



Gjyata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 34-vjecarin Redjan Rraja, i dyshuar si një prej atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja. Edhe pse ai e mohoi përfshirjen në këtë ngjarje, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e nipit të deputetit të PS-së. Policia ka gjetur prova të forta kundër Rrajës. Ai u kap teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm. Policia dyshon se përveç tij, të përfshirë në këtë atentat janë edhe 3 persona të tjerë. Ndaj tij rëndojnë akuzat: ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’.

Redjan Rraja njihet edhe si mjeku stomatolog  që prishi provat në vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016. Emri i Redjan Rrajës, u përmend sërish vitin e shkuar kur ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi kërcënimin e marrë nga Rraja dhe kushëriri i tij, Ramazani. Para hetuesve 34-vjecari ka thënë se s’ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk ka lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur prokurori. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”, mesohet te kete thene Rraja.

©LAPSI.al



2 Comments

  1. Shteti I rames, policia e rames, prokroria e rames, gjykata e rames.
    Do dale e verteta se s’ben. He per he une them qe duhet njoftuar qendra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *