• |
ide | kryesore

Atentati/ Redjan Rraja del sot para Krimeve të Rënda, zbulohen detaje nga dëshmia në Prokurori

Lajme, Të fundit

Redjan Rraja, 34-vjeçari i arrestuar një ditë më parë në cilësinë e një prej autorëve të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, do të dalë sot  para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohuar me masën e sigurisë.

Seanca në ngarkim të Rrajës do të zhvillohet në orën 14:00. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë, kanë dalë edhe disa detaje nga dëshmia e tij e dhënë në Prokruori, pasi u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Rraja ka mohuar përfshirjen në organin e akuzës, duke thënë se nuk bëhej fjalë për tentativë arratisjeje, por ishte duke u larguar me makinën e tij drejt Italisë për “punë personale”.

34-vjeçari u arrestua pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e tipit “Benz” të gjetur nga Policia në Ishëm pas atentatit. Rraja, i afërm i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rraja, nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai u arrestua më 3 maj të vitit 2016, pasi u akuzua se pengoi zbardhjen e vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në 1 maj të atij viti në lokalin “De Niro” në zonën e ish-bllokut në Tiranë. 34-vjeçari u dënua me 8 muaj burg për veprën penale të “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në lidhje me vrasjen e mikut të tij, ngjarje e ndodhur më 1 maj të 2016-s, në një lokal në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Më tej, dy vjet më pas, Rraja do të shfaqej në dosjen e famshme të njohur si “Xhisiela”, ku ishte i përfshirë drejtpërdrejt kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Në materialin hetimor të publikuar në momentin kur ngjarja u bë publike, Xhisiela Maloku dëshmoi në Prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja, si edhe shtetasi Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin ndaj tyre në Policinë e Tiranës. “Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zorrë duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar , unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit.”-tha Xhisiela për organin e akuzës.

Pak ditë pasi u bë publike ngjarja, Xhisiela doli para mediave dhe mohoi gjithçka kishte deklaruar deri në atë moment duke rrëzuar versionin se ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS-së, me të cilin kishte patur lidhje dashurie.

Emri i Redjan Rrajës u përmend edhe nga oficeri Emiljano Nuhu si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar me armë në kokë për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të Malokut. Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Ai tha se pasditen e 30 korrikut, dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet “WhatsApp”-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Sipas Policisë, këto kërcënime ishin sajuar nga Nuhu para se të arratisej për në Zvicër, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik. ©Lapsi.al

4 Comments

  1. Po ky s’eshte krim i rende.
    Krim i rende eshte, fjala vjen, ai i profesorit nga elbasani qe duall ne Stop-i.
    Pas 3 ditesh dosja e tij u transferua te krimet e Renda Fare!

  2. FLUSK SAPUNI KA ME PERFUNDU DHE KJO HISTORI .
    NE KETE VEND NUK ANJEGJE NUK ESHTE ÇUDI .
    KRIMI , KUR ESHTE EDHE ME PUSHTET FITON GJITHMONE.
    TREMBJUNI ZOTIT , HERET A VONE DO MERRNI SHPAGIMIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu