• |
ide | kryesore

Champions/ Juventus, vendi i parë kalon nga Moska: Bayern pa trajner dhe (pa)qartësitë e grupit A

F1, Sport



Një mbrëmje e madhe e futbollit europian, që do të pasohet sonte nga të tjera emocione e situata dramatike. Në Champions League po bëhen gati katër grupet e tjera, të luajnë raundin e katërt të ndeshjeve, në të cilat situate përsa i përket kualifikimeve është më e qartë: luajnë për vendin e parë vetëm në Grupin D, ndërsa tre grupet e tjera i kanë saktësuar hierarkitë.

Grupi A

Me 9 pikë, Paris Saint Germain është i sigurtë në ecurinë e tij dhe kërkon të mbajë në distancë Real Madrid, që përpara se të ëndërrojë rikuperimin e 5 pikëve që e ndajnë nga francezët, duhet të fitojë në Bernabeu përballë Galatasaray për të mos u befasuar nga Brugge, që e ndjek me 2 pikë. Në fakt belgët e turqit mendojnë vetëm për vendin e tretë që të con në Europa League, për kujdesi nuk është kurrë i tepërt.

Grupi B

Vetëm fitore ka Bayern Mynih në grupin e tyre, por tani duhet të bëjë llogaritë pa drejtimin e teknikut Niko Kovac të shkarkuar. Është interesante për të parë impaktin e bavarezëve në ndeshjen e parë pa kroatin, edhe pse Olympiacos nuk është kaq i frikshëm jashtë mureve të shtëpisë. Me 1 pikë, grekët pothuaj kanë hequr dorë edhe nga vendi i tretë, ku Zvezda me 3 pikë do të tentojë të bëjë befasinë përballë Tottenham. Vështirë që serbët të kalojnë traumën e pësuar nga 5-0 e marrë në Londër, por me një tank të parkuar para stadiumit gjithcka mund të ndodhë.

Grupi C

Ekstremet e renditjes përplaset në Bergamo, ku Atalanata e vendint të fundi, pa pikë pas tre ndeshjeve të para, nuk duket problem për Manchester City që vetëm di të fitojë. Guardiola nuk diskuton më vendin e parë, e as Gasperini të fundit, por Dinamo Shakhtar do të përcaktojë cili prej tyre shkon si e dytë dhe kush në Europa League. 2-2 i arritur në Donetsk ka rritur kuotat e kroatëve, që mund të bëjnë mrekullinë në Zagreb në kërkim të kalimit të fazës së grupeve.

Grupi D

Transferta për të mos u humbur për dy kryesueset e grupit Atletico Madrid e Juventus. Kampionët e Italisë pasi kanë kaluar me dygolëshin e Dybala që përmbysi rusët, nuk duhet të bëjnë asnjë rezultat tjetër vec fitores kundër Lokomotivës së Moskës nëse duan të mbajnë vendin e parë. Sarri do të ketë mungesën e De Ligt, por ka balotazhin Rugani-Demiral për të zgjidhur si zëvendësues. Atletico Madrid në anën tjetër luanë kundër vendit të fundit të grupit Bayer Leverkusen, që nuk e ka provuar akoma shijen e pikëve në tre ndeshjet e para.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
21:00 Paris Saint-Germain ? – ? Club Brugge
21:00 Real Madrid ? – ? Galatasaray
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
18:55 FC Bayern München ? – ? Olympiacos
21:00 FK Crvena Zvezda ? – ? Tottenham Hotspur
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
21:00 Atalanta ? – ? Manchester City
21:00 Dinamo Zagreb ? – ? Shakhtar Donetsk
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
18:55 Lokomotiv Moscow ? – ? Juventus
21:00 Bayer Leverkusen ? – ? Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *