• |
ide | kryesore

Çifti që e akuzoi për mashtrim i kundërvihen sërish Loredanës pas çmimit në MTV

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë Loredana rrëmbeu në “MTV EMA” çmimin “Artistja më e mirë zvicerane”.

Reperja tregoi se këtë çmim ia dedikon vajzës së saj dhe sigurisht nuk munguan mesazhet e shumta të urimit kundrejt saj.

Por, jo të gjithë e kanë pritur mirë vlerësimin që i është bërë këngëtares.

Së fundmi çifti i njohur tashmë zviceran ka folur për revistën “LOOk” dhe ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë ”,mësohet të ketë thënë çifti.

Kujtojmë se disa muaj më parë Loredana u akuzua nga çifti për mashtrim dhe situata është ende nën hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *