• |
ide | kryesore

Conte shpërthen kundër Inter: “Gabime të rënda në programim, ta kuptojnë ata që duhet ta kuptojnë”

Sport



“Ndodhi edhe në Barcellona, edhe më keq këtu sepse ishim në avantazh të dy golave. U lodha duke thënë të njëjtat gjëra. Të vijë ndonjë drejtues e të thotë dicka”. Antonio Conte shpërthen inatin e tij dhe i dërgon një tjetër mesazh shoqërisë, pas humbjes së Inter në Dortmund. “Mund të ishte programuar cdo gjë më mirë – vazhdoi ai – Nuk dua të nxjerr alibi, shpresoj që këto ndeshje ti bëjnë të kuptojnë gjërat atyre që duhet të kuptojnë”.

I ashpër në fraza ndaj shoqërisë zikaltër, drejt mungesës së alternativave në skuadër dhe mesazhi është i pagabueshëm: “Të gjithë kanë dëmtime, jo vetëm ne, por ata nuk i ndjejnë, ndërsa ne po”. Conte në anën tjetër duket shumë i kënaqur me mënyrën e lojës së skuadrës, pavarësisht humbjes në Dortmund: “E kam të vështirë ti them ndonjë gjë lojtarëve, duhet vetëm ti falenderoj për atë që po japin – ka thënë tekniku i Inter pas ndeshjes – ecim përpara, vazhdojmë të punojmë, më shumë se të punojmë nuk mund të bëjmë. Janë bërë gabime të mëdha, nuk mund të bëjmë Champions e kampionat me kaq pak lojtarë. Lojtarët mund të më thonë, ‘thuaj faleminderit që jam në dispozicion’. Lodhja u pa në një fushë të vështirë si Dortmund. Përforcime? Nuk kam kërkuar asgjë por lexoj nëpër gazeta elozhet për merkaton që kemi bërë. Ndërsa të gjithë kemi gabuar dicka kur programuam sezonin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *