Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku prej ditës së djeshme ka nisur verifikimin e fakteve të bëra publike për rastin e Prokurorit, Arjan Ndoj
Në një njoftim të bërë publik për mediat, Prokuroria thotë se verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja“a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Më herët KLP, përmes një deklarate për mediat tërhiqet vëmendja për angazhimin e përfaqësuesit të akuzës në një studio ligjore në të cilën ofron konsulencë ligjore.
Për KLP ligjet ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në radhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Ndaj i kërkohet Arta Markut nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
Ja dhe mrika. Gjithologja e kudogjendur perkohsisht e pergjithshme e ulsinj zemerluanes. Haha hej na i shpifet. O qenie dy kembore . E keni kalu cakun e neverise.
Fytyra e spak. Surrati i bkh. I shkojne ketij populli keto fytyra. I shkojn.
GJALLE QEKA DRANIA?
INJORANTI ESHTE ME I KEQ SE KRIMINELI
E paska nderru pallton shoqja Lenka?