• |
ide | kryesore

“Erdhi një tip e na vodhi gjithcka” Tadic akuzon hapur arbitrin Rocchi: “Shkatërroi ndeshjen”

Sport



Ajo mes Chelsea e Ajax ka qenë me shumë mundësi ndeshja më e cmendur e vitit, por në fund me shumë se golat e veprimet spektakolare ato që marrin vëmendjen janë polemikat e ai që ka përfunduar nën process është arbitri Gianluca Rocchi. Italiani ka qenë protagionist i një episodi të vecantë që në fakt favorizoi shumë rikuperimin e Blues nga 1-4 në 4-4: karton i kuq i dyfishtë, për dy qendërmbrojtësit e hollandezëve në të njëjtin aksion.

Në harkun e pak sekondave, në mesin e pjesës së dytë, Rocchi përjashtoi Blind e pastaj vlerësoi prekjen me dorë të Veltman si penallti e përjashtoi edhe atë. Një vendim që, kuptohet, nuk i ka kaluar lehtë futbollistëve të Ajax e në vecanti Dusan Tadic, që ka sulmuar ashpër arbitrin: “Ishim më të mirët në fushë e jemi të zhgënjyer, sepse duhet të flisnim për Ajax e lojën e bukur, por nuk mund ta bëjmë sepse erdhi një tip e na vodhi gjithcka”, ishin fjalët e mesfushorit për ‘AS’.

“Ishte faull për Blind që mori kartonin e dytë të verdhë, pastaj edhe I dyti i verdhë për Veltman: në jetën time nuk kam parë kurrë një futje të trefishtë, kurrë. E gjitha nisi nga një faull i Pulisic ndaj Blind – vazhdoi Tadic nervoz – Duhet të jemi të tërbuar. Nuk është e mundur. Nuk mund të ndodhë që dikush të vijë e të shkatërrojë ndeshjen në këtë mënyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *