• |
ide | kryesore

Haaland arrin Del Piero e Diego Costa: 19 vjeçari është që tani legjendë e Champions

Sport, Video



Është vetëm 19 vjec, i ka mbushur në 21 korrik dhe është future tashmë në historinë e një kompeticioni madhështor si Champions League. Nuk është ndoshta emri më i dëgjuar, në fund të fundit është vetëm një adoleshent që po lë gjurmë në impaktin e parë me futbollin që ka rëndësi, por me golin e realizuar ndaj Napolit në San Paolo, sulmuesi i Salzburg Erling Haaland është i katërti lojtar në historinë e këtij kompeticioni, që realizon një gol në cdo ndeshje të katër përfaqësimeve të tij të para. Të tjerët janë emra që kanë bërë botën të flasë për ta: Zé Carlos (Porto, 1992/93), Del Piero (Juventus, 1995) e Diego Costa (Atletico Madrid, 2013/14). Kështu që Haaland është i përzgjedhuri…

Gjiganti norvegjez është tani në kuotën e 7 golave (dy më shumë se cdo futbollist tjetër në historinë e kompeticionit europian në këtë mënyrë llogaritje): përpara golit në Napoli, që i dhuroi vendin e parë Liverpool, Haaland ka shënuar tregolëshin në debutimin kundër Genk, një gol kundër Liverpool në Anfield e dygolësh ndaj Napolit në Salzburg dy javë më parë. Normale që me këtë ritëm, norvegjezi është në vorbullën e klubeve më të rëndësishëm të Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *