• |
ide | kryesore

I riu në takimin e Bashës: Kemi mbetur aq pak, sa s’po bëhemi dot as për calceto

Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, është ndalur sot në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij para të rinjëve, Basha u ndal tek raporti i Bankës Botërore, teksa theksoi se sot situata me korrupsionin në vend është më keq se 6 vite më parë. Më tej ai tha se plaga më e madhe, është plaga e emigracionit të rinisë. “Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, tha Basha.

Ndërkohë një prej të rinjve pjesëmarrës në takim i tha Bashës së në zonën e tij kishin mbetur aq pak të rinj sa s’po bëhen dot as për të luajtur futboll në calceto.

“Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, është shprehur Basha.

 

8 Comments

  1. U bene per kalceto keta shkerdhatat…… nderkohe qe partia socialiste nderon viktimat e komunizmit me postera ne bulevard si asnje parti ne epoken e postkomunizmit…… nderim edi rames…….

  2. KJO QE THUA ESHTE TEPER E VERTETE DHE NUK ESHTE FAJI JOT . A DON QE TE KRIJOSH JO VETEM SKUADER KALÇETI POR EDHE NJE BATALION ? KERKOJI NDRYSHIMET ESENCIALE DHE RRENJESORE BASHES . UNE NUK BESOJ ME TEK PALLOSHI I ANETES , PRANDAJ PER MUA FAJTORI ME I MADHE ESHTE BASHA QE KERKON STATUSAKUO .

  3. “Ta çojme kete rruge deri ne fund”-thote DonKishoti,cilen rruge o bythepambuk,se rruga jote eshte bere labirinth,ça thua ne mengjes nuk thua ne darke…!!!

  4. Duhet rilindje e gjithe shoqerise Shqiptare. Kombi te bledhi forcat te largoje qelbesirat e te gjithe partive e te perqafoje vlerat evropjane e nacionale shqiptare. Une kam shprese te rilindja e Shqiperise.

  5. Keta perfitojne nga ajo se shqiptaret jane lepuj e stan me lepuj nuk behet. Te ishin ndryshe, keta nuk mbyllnin 24 ore.

  6. 24 ore do ti benin. 25 nuk do arrinin. Hidhu nga km ke lojtare me bollik qe i luajne te gjitha lojrat. Luli duhet ta dije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu