• |
ide | kryesore

Ikona e kinemasë franceze dërgohet me urgjencë në spital

Paparazzi, Slider



Aktorja Catherine Deneuve është një ndër emrat më të njohur të kinematografisë franceze, e cila mori nofkën “Ice Maiden” për shkak të bukurisë dhe brishtësisë së saj. Aktualisht, Deneuve është 76 vjeç dhe ka pasur disa probleme serioze me shëndetin. Siç raporton gazeta franceze “Le Parisien”, ajo u sëmur gjatë natës dhe u dërgua menjëherë në spital. Mjekët thanë se bëhej fjalë për diçka serioze lidhur me shëndetin e saj, mirëpo ende nuk është bërë e ditur nga se vuan saktësisht aktorja. Deneuve u bë aktorja kryesore e Francës dhe një yll ndërkombëtar në vitet 1960, duke u përshkruar edhe si “mishërimi i gruas franceze”. Aktorja ka luajtur në filmat e famshëm si “Belle de Jour” ,”The Hunger”, “The Truth” etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *