• |
ide | kryesore

Keanu Reeves prezanton të dashurën në tapet të kuq (FOTO)

Paparazzi, Slider



Aktori i njohur dhe i pëlqyer sidomos nga vajzat Keanu Reeves kishte vite që nuk prezantonte asnjë lidhje serioze dhe kurrë nuk është treguar i dhënë pas dikujt në tapetin e kuq.

Por kjo ndryshoi këtë fundjavë kur Keanu Reeves mbërriti dorë për dore me Alexandra Grant në LACMA Art + Film Gala i prezantuar nga Guçi në Los Angeles. Aktori, 55 vjeç, dhe artistja, 46 vjeç, nuk ia lëshuan dorën njëri-tjetrin pasi shkëmbyen shikime të dashura dhe pozuan për dhjetëra foto para shtypit ndërkombëtar, duke dëshmuar se nuk kishin asgjë për të fshehur. Keanu dukej krenar që kishte përkrah gruan që i ka rrëmbyer zemrën. Aktori i njohur i “Matrix” kishte veshur një kostum të zi, këmishë të zezë dhe kravatë të zezë me këpucë sportive.

Ndërsa partnerja e tij dukej elegante me një fustan blu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *