• |
ide | kryesore

Shtohet presioni amerikan: ‘Jo” 5G kineze për celularët shqiptarë

-Instant, Arkiva, Kryesore



(I plotësuar) Ajo që po përflitej prej ditësh është bërë realitet. Ndërsa kompanitë celulare shqiptare po përgatiten për të futur teknologjinë 5G, që siguron internet me shpejtësi të lartë dhe me transferim më të madh të dhënash, diplomatët dhe ‘agjentët’ amerikanë po ushtronin presion ndaj atyre, që tashmë kanë bërë edhe kontratat e para në Kinë, që kjo teknologji të mos importohet nga gjigandi i telefonisë Huawei. Me sa duket punë nën rrogoz ka qenë e pa mjaftueshme deri sa ambasada USA në Tiranë, doli me një njoftim në faqen e saj në Facebook, aty ku zakonisht publikon videot për reformën në drejtësi, për ti’u drejtuar direkt qytetarëve shqiptarë.

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja? Nënteksti i këtij mesazhi të shoqëruar edhe me një foto antenash celulare është i dekriptueshëm lehtë.

Por për ata që nuk e kanë kuptuar mirë mesazhin e së dielës, e ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë ka qenë më ekspicite: “disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje” ka theksuar ajo duke kundërshtuar tekoologjinë kineze por duke hedhur poshtë edhe aludimet e disa mediave opozitare se qeveria e Tiranës ishte pro importimit të saj.

Për të mos lënë asnjë shteg për keqinterpretim, që u shtua nga disa artikuj spekulativë në media se Rama po pranonte teknologjinë kineze pas dështimit të përppjekjeve për një takim me Trump, dje mazhoranca nxori kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për tu reshtuar përkrah qëndrimit amerikan.

Po përse i gjithë ky shqetësim dhe çfarë qëndron në sfon të tij?

Shqetësimi amerikan është për gjigandin “Huawei” me të cilin kanë kontaktuar disa ndërmjetës shqiptarë dhe të cilit administrata Trump i ka shpallur një luftë pa kompromis. Lapsi.al i është kthyer debatit botëror që po zhvillohet për këtë temë.

Në fund të nëntorit të një viti më parë ëall Street Journal theksonte se administrate amerikane ka shpallur një luftë të gjërë për të bindur qeveritë dhe kompanitë celulare të vendve aleate të heqin dorë nga instalimi i paisjeve “Huawei”. Sipas saj sidomos në vendet ku ndodhen baza amerikane do të shihej me sy të keq përdorimi i kësaj teknologjie që kërcënonte sigurinë e ushtarakëve amerikanë. Kërcënimi bëhej i qartë: ose teknologjinë kineze, ose mbrojtjen e Uashingtonit.
Kësaj thirrje i janë përgjigjur Australia, Japonia dhe Zelanda e Re të cilët përveç SHBA-ve e kanë përjashtuar gjigandin kinez nga rrjetet e tyre kombëtare.

Por sherri gjigand do të plaste në pranverën e këtij viti mes dy personazheve tepër të njohur për botën shqiptare. Nga njëra anë kancelares gjermane merkel dhe në anën tjetër abasadorit amerikan në Berlin që tash së fundi u caktua edhe i dërguari i Trump pr dialogun Serbi –Kosovë, Richard Grenell (foto e madhe lart).

Gjermnia kishte vendosur të hapte tenderin për teknologjinë 5G për kompanitë e saj Deutsche Telekom, Telefonica O2, Vodafone et 1 & 1 Drillisch, të cilat nuk i përjashtonte nga përdorimi i teknologjisë së “Huawei”.

Por kjo i revoltoi amerikanët. Ambasadori Grenell i dërgoi një letër shantazhuese ministrit gjerman të ekonomisë, Peter Altmaier. Sinjali ishte i fortë. Nëse ju nuk përjashtoni kompaninë kineze, ShBA mund të zvogëlojë ose të ndërpresë bashkëpunimin në fushën e zbulimit.

Ultimatumi gjerman u prit me indinjatë në Berlin dhe kancelarja Mekel u detyrua të reagojë publikisht. “Ne do ti japim një shanc gjithkujt, pa u treguar “naivë” ishte reagimi i saj që do të thoshte se kinezët nuk do t’i pengonte, por duke i vënë njëkohësisht kushte të forta në lëmin e sigurisë.

Sipas amerikanëve “Huawei” është në shërbim të drejtpërdrejtë të partisë komuniste kineze dhe të shërbimeve secrete të Pekinit.

Përpos fakteve në këtë legjendë ka ndihmuar edhe historia personale e themeluesit të saj, Ren Zhengfei (foto poshte), i cili gjatë revolucionit kulturor ka qenë inxhinjer i ushtrisë kineze.

Le fondateur de Huawei, Ren Zhengfei, s’adresse aux médias chinois à Shenzhen (Chine), le 17 janvier.

Ai u hodh pastaj në elektronikë, në zonën e jug lindjes së Kinës që po konceptohej si fabrika e botës. Në 1987 ai themeloi “Huawei” që e ka selinë qëndrore në Shenzen përballë Hongongut.

Përfaqësuesit e këtij gjigandi e kanë mohuar çdo lloj lidhjeje të teknologjisë së tyre me spiunazhin. Ata pretendojnë se SHBA dhe Trump po i luftojnë për arsye thjeshtë ekonomike. Sepse grupi kinez që ka zgjedhur të reklamohet prej futbollistëve si Grizman apo aktorëve si Scarlett Johansson ofron në treg aparate celularë me çmime më të lira se ato perendimore, duke ofruar të njëjtat parametra.

Au centre Huawei de Pékin, avant la cérémonie de lancement des produits équipés en 5G, le 24 janvier.

♦Promovimi i produkteve 5G te Hauëei ne Pekin

Sipas të dhënave që ka pare Lapsi.al, ai tashmë e ka kaluar Apple në shitjen e smartfonëve dhe brenda 2020, planifikon të kalojë edhe Samsungun.

Pikërisht kjo betejë e ashpër e një bote globale po përthyhet ditët e fundit edhe në Tiranë.

Pak ditë më parë kandidatja për ambasadore e SHBA, Yuri Kim, duke folur para senatorëve amerikanë përmendi rrezikun e investimeve kineze në Shqipëri. Ndërsa të dielën, pas presioneve “off” me zyrtarët, selia e rrugës së Elbasanit e precizoi ku e kishte hallin, duke ngritur pyetjen retorike që mund ti japin përgjigje ata që dinë të dëgjojnë: “a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G”?

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Nuk ka asgje te re ne kte mes Apple,Microsoft,Ibm,Google nuk jane gati per zhvillimin dhe implementimin e 5G i vetmi qe eshte gati dhe qe pervecse eshte gati i ka mare nje pjese te madhe te tregut te ruajtjes se dhenave kompanive Amerikane eshte Huawei. Te cilin USA po e sulmon fuqishem qe te mos behet ofruesi me i madh i 5G deri sa te behen gati kompanite e mesiperme. Kuptohet qe ne vendet satelite dhe demokracite e bananeve sic jemi ne ndikimi USA eshte i dukshem. Dhe me fraza te tipit “Ka disa gjera qe nuk jane per tu shitur” “Shqiperia nuk shitet”.Nderkohe qe Gjermania,Portugalia,Spanja,Zvicra,Anglia,Franca etj jane te gjitha vende ne shitje dhe do ti blejne Kinezet. Cfare trishtimi per kete lloj gjeopolitike…..

  2. Po c’te hyjene ne pune retorikat dhe ambasadat ty o llumi i llumrave!?
    Rri aty ku je, ndryshe do humbasesh lumturine dhe personalitetin tend.

  3. Kina e perdor internetin brenda vendit vetem per nje gje: Kontrollin social. Kush ka pak informacion e di qe kane ngritur nje sistem te tmerrshem por shume praktik me pikezim per cdo kinez, qei krediton ose ndeshkon ne baze te sjelljes virtuale pro apo kunder qeverise. Nje Mega- Big Brother. Jashte vendit teknologjine e perdorin per spiunazh normale. Refuzimi i kinezeve duhet te behet per shkak te solidaritetit me amerikanet, dhe mbi te gjitha se rrezikon sigurine kombetare dhe ate pak demokraci qe kemi. Nuk do vdesim nese presim deri sa ta ofrojne amerikanet sherbimin. Degjoni amerikanet se kjo eshte ceshtje shume komplekse per ta kuptuar nje piktor rrobaqepes. Ne sigurine e kemi me pak se zero.

  4. KY PRA KRYEMINISTRI PO E BENE ME QELLIM O POPULL KY KA PUNUAR 10-VJET KUNDRA PER MOS PRANIMIN NE EUROP PRA 4-VITE HAP KUTIT MBYLL KUTIT DHE 6- VJET KAZANI TIMONI TEPSIA ,HASHA,DROG,VRASJE LARGIME KY NORMALISHT DUHET TE GJYKOHET P[ER GENOCIT KA PERZEN MBI 400000 MIJE SHQIPTAR PER AZIL DHE PRETENDON QE TE NA PRISH ME AMERIKEKEN SEPSE ME EUROPEN NA PRISHI DHE DIHET JEMI ME KINEN,RUSIN DHE SERBIN KETA JANE MIQET-ARMIQET TANE TANE ME SHUME SE DY SHEKUJ PO NA FUTE NE KATOSFTE.

  5. Une i kame dhene dum qe 25 vite te shkuara pikerisht ne kohen kur minjte filluan te zbresin nga halet e kullave te maleve, pra ti vazhdo te ushqehesh me mut por tashme jo me luge druri por alumini.

  6. o na rrofte koqet ambasada e bandave qe ka bere 1001 e nje pislleqe me keye vend duke mbrojtur mafjan dhe banden e qeverise te cilet per 50 vjet shan imperializmin e Usa na kerkoka ndihme . edvin banda ja u beri.presidentin gomar dhe kinezi lu nuk u ndje tani bejne tallje bythe e kerkojne qe ne tu veme pas si langonje.siduket tani nuk i pjerdhe me as rama kaq keq jane zhytur ne mutin e rames sa nuk guxojne ti thone gje po na drejtohen ne popullit. keta duhet te kuptojne qe pjesen me te madhe te shqiptareve e kane kunder me politikat e ndyra kriminale qe ka ndjekur bande.ambasada e tyre.

  7. Nje pergjigje per pyetjen e Viles se bashes,nje vile e ka blere ate te vjerrit dhe kunatit,tjetren ku qendron vete e ka me Qera,2500 euro ne muaj,dhe nje fakt interesant arsyeja e vertet e ketij transferimi eshte se basha nuk e duronte qe cdo dite te shijonte stadiumin e ri dhe atmosferen kuq e zi

  8. Amerikanet nuk kane ngrene vetem m…e rames. Dihet qe jane m….ngrenes te pangopur. Dhe aq shume jane sa i genjen mendja tejes e semure se te gjithe jane te tille. Kjo eshte siperfaqsorja se thelle thelle tani e dine shume mire qe jane bere te urryer te peshtire per gjithe njerzimin pa perjashtim .

  9. eshte provuar qe teknologjia e 5g nga HUAWEI eshte nje pergjim i pergjithshem. Kjo ne Gjermani, Angli, Itali etj..Shqiperia eshte vend i Natos ndaj nuk mund ti lejohet ..Na pelqen te na mbroje Amerika por kur na vene kushte terheqim b…

  10. O fax mos e dridh kaq shpejt o pushti I salihut,flm per inf por nuk na the ndonje te te kete e din te gjithe shpellaret,por ti na thuaj dicka me shume o shurrsi I luluse,kur do I filloni protestat ju shpellaret e pd ne kete portal

  11. I paemer gabimi mei madh qe beri dull haleja eshte qe te coi ne shkolle. Gabim i madh qe te mesoi te shkruash se ti ne zemer ke ligesi dhe ne koke ke mut.

  12. Sa u interesokan per ne mo aman
    Po pse ky interesim kaq i madh??
    Cfar do i zbulohet usas nese hyn 5g tek ne??
    Pse se ngrejne zerin per kaosin qe kemi???
    Ne nuk kane dashur qe ne 1912 kur na ndane tokat me pas bene masakren me te madhe camerine dhe tani na kane sjelle keta palo politikane qe te na “qeverisin”kopilat e shitur tradhetaret me te medhenj te kombit tone
    E verteta vonon por nuk harron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *