Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.
Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin gjatë një parakalimi të gabuar dhe ka dalë jashtë trasesë së rrugës, duke u përplasur me një masiv shkëmbor.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, Valmir Baçe, nga Erseka, nëna e tij, Myriban Baçe, 69 vjeçe, dhe e motra, Adelina Baçe. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve spitalore, mes dy të plagosurve, e moshuara ka pësuar plagë të rënda dhe po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë. @Lapsi.al