• |
ide | kryesore

Pas qeverisë, edhe KLP-ja kërkon dënimin e prokurorit Ndoji

Lajme, Të fundit



Pas sulmeve të dy eksponentëve me të rëndësishëm të qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe numrit të dytë të ekzekutivit, Erion Braçe, Këshilli i Lartë e Prokurorisë (KLP), organi i pare i dalë nga Reforma e re ne drejtësi, në një letër adresuar Kryeprokurores Arta Marku, ka kërkuar nisjen e hetimit disiplinor ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Ndonëse me ndryshimet e reja të reformes një kompenencë e tillë i takon Inspektoriatit të Lartë i Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm (jo të përkohshëm) kreu i KLP Gent Ibrahimi, ka gjetur arsye ta motivojë kërkesën me nevojën për të zbuluar nëse është konsumuar apo jo prej Ndojit shkelje disiplinore, nisur nga prononcim pa ze dhe pa figurë dhënë për median “A2 News”, ku theksohej se prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore e cila ofron konsulencë për çështje të ndryshme.

Sipas KLP-së, nëse ky fakt do të rezultonte i vërtetë, “do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’ ”.

Më tej, KLP-ja shton se kërkesa drejtuar Markut bazohet në nenin 119 të ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. @Lapsi.al

LETRA E PLOTË:

E nderuar znj. Marku,

Ngjarja e ndodhur në datën 01.11.2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, dhe si rezultat i atentatit mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku si dhe një person tjetër i identifikuar me emrin Aleksandër Laho, është një ngjarje e rëndë në rradhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend.
Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 Neës nga prokurori Ndoji, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për cështje të ndryshme. Ky fakt nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 160/5 i Ligjit 96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenit 194/2 gërma ç, i Ligjit 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Sa më lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenin 119 të ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkon nga ana Juaj, nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Mbetemi ne pritje te gjetjeve dhe propozimeve Tuaja.

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin,
KRYETARI
GENT IBRAHIMI

 

 



6 Comments

  1. Mbetemi ne pritje…haha . Nuk beheni njerez nuk beheni. Kafshe te perjetshme. Kunati i kodhelit. Cte presesh tjeter. Keto jane mostra.

  2. vetem Berisha i ka dal per zot deri tani e tani kuptohet pse per vilen ne gjirin e lalzit Berisha ska pasur probleme me mafjen e pronave ne bregdet

  3. PoDrogesRamesXhafesDheTahirit....Termet termet ia ke .iii nanen krejt :-D Rilindje :-D thotë:

    Q….robt, te befsha m… mu ne KLP.

    Hapur KLP ben presion mbi prokurorin. KLP eshte mashe ne duart e Rames

    Me endje do te degjoja tani, ose me mire te gjithe ne te degjonin Amb. LU per peshqit e medhenj, apo Vlahutinin per sukseset e Reformes ne Drejtesi

    Ne fakt mund te degjojme dhe te shikojme amb Boshard ndoshta perseri me gishtin lart apo amb Soreka tipik eurokrat.

    Keto jane xhevahire qe sduhet ti humbasim per te kuptuar degjenerimin e nderkombetareve dhe pallavrave te tyre per Reformen e DESHTUAR ne Drejtesi.

    Ata skane interes dhe skane per ta pranuar kurre deshtimin. As faktin qe Shqiperia aktualisht qeveriset nga Kriminele, Hajdute dhe Bandite. Kontingjent krimi ordiner biles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *