• |
ide | kryesore

Lideri i Guns N’ Roses pëson një incident në skenë (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Performanca e këngëtarit Axl Rose, në Las Vegas, ishte më energjike se ç’duhej. Teksa ka qenë duke kënduar hitin “Knockin ‘On Heaven’s Door”, lideri i “Guns N’ Roses” nuk ka mbajtur dot ekuilibrin dhe ka rënë në mes të skenës.

Fatmirësisht nga incidenti Rose nuk ka pësuar dëmtime, madje ai është ngritur dhe ka nisur të fshijë skenën me peshqir, për të shmangur ndonjë rrëzim tjetër.

Për të gjithë fansat e shqetësuar, këngëtari i ka falenderuar ata në Twitter, madje ka treguar dhe një detaj mjaft interesant. Ai ka shkruar se ka shpëtuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës falë çizmeve që kishte veshur.

Nuk është hera e parë që Rose rrëzohet gjatë një performance. Në vitin 2017 ai u hodh nga piano që ndodhej në skenë, duke thyer këmbën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *