• |
ide | kryesore

Macron: Kina të hapë tregun dhe të bashkëpunojë me Europën

Arkiva, Planet



Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot Kinës ta hapë më shumë tregun e saj për kompanitë e huaja dhe të bashkëpunojë me Europën për të luftuar kundër tensioneve të njëanshme, në sfondin e tensioneve tregtare në rritje.

Në ditën ditën e dytë të vizitës së tij, presidenti francez përshëndeti gjithashtu miqësinë franko-kineze duke inauguruar qendrën Pompidu të Shangait, vendosja e parë jashtë Europës e muzeut të njohur të artit parizian.

“Kjo është hera e parë për një muze perëndimor, por kjo është vetëm një etapë”, deklaroi ai duke u bazuar në zhvillimin e marrëdhënieve mes Parisit dhe Pekinit në një dialog të kërkuar, në gjendje për të kapërcyer mosmarrëveshjet mes perëndimorëve dhe lindorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *