• |
ide | kryesore

Modelja në klipin e Mc Kreshës e dashura e këngëtarit Abazi

Paparazzi, Slider



Një muaj më parë, Mc Kresha solli një bashkëpunim me këngëtarin Art Abazin.

Kënga e tyre u titullua “Enigmë” dhe numëron më shumë se 1 milionë klikime në Youtube.

Në klip shfaqet një vajzë seksi, e cila në fakt është e dashura e Artit.

Vetë këngëtari e zbuloi këtë lajm për “Panorama Plus”, duke treguar se është kokë e këmbë i dashuruar.

“Vajza në klip është e dashura ime, të cilën po e dua akoma më shumë, sepse klipi nuk do të ishte i njëjti pa sharmin dhe elegancën e saj. Unë jam çdo ditë i dashuruar. Marr dhe jap dashuri në çdo moment. Terapi më të mirë se kjo s’ka dhe s’do të ketë.”- ka rrëfyer këngëtari, i cili ka preferuar të mos e tregojë emrin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *