• |
ide | kryesore

“Ne po kthehmi në shtëpi, thuaja tët eti”, rebelimin e lojtarëve të Napolit kundër presidentit e udhëheq Insigne

Sport



Është kaos total në shtëpinë e Napoli pas rebelimit që pasoi barazimin në San Paolo kundër Salzburg, me lojtarët që janë kthyer në shtëpitë e tyre, pavarësisht se nuk e kishin autorizimin e shoqërisë, që gjatë natës ka mbetur në heshtje. Nga faqet e ‘Repubblica’ vjen e ndërtuar situata që pasoi fërshëllimën e trefishtë, kur lojtarët e kaltër ishin në dhomat e zhveshjes e Aurelio De Laurentiis ishte larguar. Sipas asaj që lexohet, ka qenë në ato momente që është vendosur qendrimi i lojtarëve, që të udhëhequr nga kapiteni Insigne janë përballur me zëvendës presidentin, Edoardo De Laurentiis, me tone të ashpra: “Ne do kthehemi në shtëpitë tona, thuaja edhe babait tënd…”

“Cfarë do të ndodhë tani?”, është pyetja që ngre Il quotidiano. ATopi është në duart e presidentit (që nuk ka komentuar ende ngjarjen), lidershipi i të cilit është vënë frikshëm në dyshim nga Insigne e të tjerët, që për shkak të veprimeve të tyre rrezikojnë minimalisht të marrin një gjobë të rëndë nga klubi. Përballja e situatës në këtë mënyrë nga skuadra, udhëhequr nga kapiteni i saj, hap një “luftë civile” sportive shkruan ‘Repubblica’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *