• |
ide | kryesore

‘Nuk e dija se ishe kaq mizore’, Nicki Minaj reagon ndaj fjalëve të Wendy Williams

Paparazzi, Slider



Pas deklaratës së Wendy Williams, nuk kishte dyshim se Nicki Minaj do kishte një përgjigje të denjë për të kthyer.

Wendy e quajti martesën e Nicki-t të çuditshme dhe e quajti bashkëshortin e saj, Keneth Petty, kriminel dhe abuzues. “Ai ka kaluar 7 vite në burg, dhe është abuzues femrash. Pra, kjo do të thotë se ai është kriminel?”, është shprehur Wendy për Keneth. Ndërkohë burime tregojnë se Nicki nuk kundërpërgjigjet shpesh, pasi nuk i interesojnë fjalët që thonë për marrëdhënien e tyre, por ky ka qenë një rast që nuk mundi ta duronte pa iu kthyer.

 “Sa herë që e përmend atë, duhet të përfshish edhe këto të tjerat nga pas, por nuk është puna jote të bësh këto raportime. Unë nuk e dija që një njeri përfaqësohej nga e shkuara e tij dhe nuk e dija gjithashtu se shpirti jot i keq dhe mizoria ishte kaq e ngulitur tek ti”, ka qenë përgjigja e Nicki-it në mbrojtje të bashkëshortit të saj. Kujtojmë se Nicki dhe Keneth u kurorëzuan një javë më parë në martesë, në një ceremoni private me miqtë e tyre më të ngushtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *