• |
ide | kryesore

Policia nxjerr VIDEON/ Me dokumente false nga Belgjika, kapet në Rinas i kërkuari i Lazaratit

Lajme, Të fundit



Shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tirana dhe policisë belge çoi në pranga një 30-vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në orët e mbrëmjes së të mërkurës Policia Kufitare e Rinasit mori një informacion nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika dhe mund të prezantohej me dokumente të falsifikuara. Në momentin e zbritjes nga avioni u arrestua Beqo Brahimaj, 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Si ishte shpallur në kërkim në pas vendimit të 5 qershorit 2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu po për këtë person, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *