• |
ide | kryesore

Rama vijon sulmet ndaj “KÇK”-së: S’do t’i gëzoni paratë e pista

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama vijon tërthorazi sulmet ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe grupit të ashtuquajtur “Kap ça të kapësh”, duke përdorur këtë herë takimin e përjavshëm të “bashkëqeverisjes”.

Pasi dëgjoi ankesën e një qytetari për Kadastrën e Durrësit, Rama doli në shtegun e paracaktuar, tek ligji dhe masat speciale kundër grupit KÇK-së, pjesë e të cilit është sipas tij edhe Ndoja.

Na preke në një plagë të hapur që është Kadastra e Durrësit. Ligji special dhe masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë kadastrën e Durrësit dhe ato të shqipërisë nga rrethimi që është mbledhur prej shumë e shumë vitesh. Krimi i organizuar po përpiqet të shpërlajë paratë e pista në zona turistike. Por nuk do t’i gëzojnë. E kam dëgjuar këtë, që s’do të funksionojë kështu. Por të funksionojë siç duhet, duhet të kemi shtetin modern evropian, që s’bëhet sa hap e mbyll sytë, dhe aq më tepër t’a ndërtosh nga gërmadhat. Megjithatë jam dakord me ato që the dhe përsëri po të them, se sa kanë ‘shirë nuk do shinë’. Çfarë kanë grabitur s’do e gëzojnë.”- tha kreu i ekzekutivit.

Deklarata e kryeministrit vjen pak ditë pas atentatit që ndodhi në Shkozet, ku prokurori Ndoja ra pre e një atentati. Më herët, Rama e akuzoi Ndojën si një prokuror që punon për bandat kriminale, pasi ai urdhëroi arrestimin e drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Nga ana tjetër, Rama nuk e ka komentuar faktin që i dyshuari kryesor i atentati është i afërm i deputetit socialist, Rrahman Rraja, i përmeduar edhe më parë në lidhje me çështjen “Xhisiela”, ku ishte i implikuar i biri, Rexhep Rraja, si edhe kushëriri i tij që u ndalua ditën e djeshme. @Lapsi.al



22 Comments

  1. Interessnte! Sepse te gjithe te tjeret e mendojne te njejten gje edhe per Ty dhe Monstrat qe ke perqark!

  2. Po KONCESIONET e Qelbesires, do gezohen???

    Qelbesira po shet ne popull qe e gjeti me ne fund problemin. Paska qene tek Drejtesia.

    Politika eshte e PASTER, te beje Koncesione dhe Tendera te ndyre me ne fund.

  3. Doemos qe nuk do ti gezojne se ti bere ligjin apostafat per ti vjedhur per vete keto prona o i gjati ine . Ti bere edhe ligjin tjeter qe gjithe bregdetin e ke ti tani , si ne prona e si ne dheniesh leje ndertimi .Vete zot dhe vete shkop . Edhe sulltanet nuk kane patur kaq pushtet sa ke ti . Por mos harro se ky pushtet qe ti adhuron kaq shume ka per te ta marre frymen . E fukarepse kete popull dhe kete vend deri ne skamje totale , aq sa njerezit nuk besojne me ne kete vend . Babezia jote per para’ ka per te te shkaterruar .

  4. Gerdalle kariere ama. Cfare mostrash paske pjell mi anet. Mer njerin perplas te tjetri. Ndyn dynjan qelbsat.

    1. Thelle thelle edhe ata te shkrete jane terbu nga ky i pangopur , nga kjo kuçeder , por nuk flasin se dun me hong nje çap buke edhe ata . Sinqerisht qe jua qaj hallin edhe atyne .

  5. Nuk ndertohet shteti sa te hapesh e te mbyllesh syte-thote KM. Po keto 6 vite km i kujt ishe zotrote,po gjithe ajo ushtri me administraten me te fryre ne bote per numer popullsie per cfare paguhet apo per te rrjepur popullin.Jo z.KM, shte t ka pasur ka dhe do te kete por ceshtja eshte a eshte ky shtet i moralshem,i drejte qe punon per te miren e pergjitheshne apo eshte nje shtet-bande qe plackit e varferon cdo dite shumicen e njerzve.

  6. Vitin e ardhshem ne buxhet jane parashikuar 120 milione euro vetem per PPP-te, ndersa ti merresh me KCK. KCK-ja, maksimumi arrin tek nje milion dollareshi i atij qe do bente stadiumin e Peqinit me drita dhe do binjakezonte Shkumbinin me Lazion (s’na doli gje fare Igli Tare), ose e thene ndryshe sekretari rilindor per mediat, tetari Alfred Peza. Per te larguar vemendjen nga PPP-te, na nxjerr termin e ri KCK. Ti je njeshi i PPP-ve dhe na flet per KCK. Uroj qe te vije dita qe te shkosh atje ku e ke vendin, ne shtepine pa qera, ti dhe e gjithe banda yte. Por mos u bej merak o Don Kishot, nese do vije ajo dite, me siguri do jesh me Dylqinjen tende.

    1. Edhe KÇK-ja ne vetvete eshte nje kamuflim per te vjedh gjithe pronat e ketyre rrumrave e tumrave dhe per tja kalu miqeve dhe vetes se tij . Dmth po ja merr me ligj maskarenjeve pa pushtet per t’jua dhene maskarenjeve me pushtet . Diten qe ky ishte ne Bruksel per hapjen e negociatave ka bere mbi 10 telefonata me parlamentin per te marre vesh nese kaloi ligji per krijimin e Agjensise Shteterore te Ndertimit gje te cilen e miratoi me 77 vota . Ketij nuk ja kerrciste per negociatat por per fitimet e tij personale . Me 29 tetor miratoi edhe ligjin qe i heq bashkive te drejtene dhenies se lejeve ne bregdet dhe ja kaloi vetes se tij dhe rrethi mbyllet gjithmone tek ai . Perveç ketyre qe ti thua me lart ke harruar edhe gjene me kryesore , qe edhe kete vit nuk do te kete ngritje rrogash dhe pensionesh sepse 120 milon euro shkojne per PPP-te .Por duke bere kete llogjike i bie qe per minimalisht edhe 15 vjet nuk ka ngritje rrogash sepse PPP-ja me afat me te vogel eshte 15 vjet . Popull shtrengo rrypin ose ngrihu dhe hidheni ne plehera kete lubi te parase .

  7. As ti mos i gëzofsh, o kryetari i KÇk – së kombëtare! Shembulli juaj është modeli më i keq, që mund të ekzistojë. O mister 20%- shi! Ti që nderton kala me 3000 euro kursime, ti je mësuar me mashtrime, dhe mendon se ky është modeli që bind shqipëtarët si duhet jetuar dhe sunduar. Modeli i qeverisjes me kriminelë, me drogaxhinj, përdhunues, hajdutë, PPP, dhe shumë marifete të tjera të pandershme, mendon se u duhet bashkëkombasve të tu, e sidomos rinisë. Ti ke kaluar çdo cak, kufi , limit dhe tani fluturon shumë ulët , si zvarranik i plagosur rëndë. Ti nuk ke se si i dënon bashkëpunëtorët, të ngjashmit, me të cilët sundon si pasha. Nuk të besojmë ne as ballkani, kosova as Evropa. besoj se as Bota. KÇK – në ua mësove ti, ndaj, fjala jote nuk ka asnjë vlerë.

  8. VDEKJA te ardhte nga zoti o qelbesire e I perdale. O zhul I shqiptarise dhe kelysh komunisti. O perdhunues grashe dhe qe e ke kthyer KM ne mejhane.
    Ik o kelysh kurve e mos I gezofsh parat qe ke marre e vjedhur dhe pafsh keq tek femia yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *