• |
ide | kryesore

Raporti i Bankës Botërore: Korrupsioni në Shqipëri, shumë më keq se 6 vjet më parë

Lajme, Të fundit

Në vrojtimin e sipërmarrjeve në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore për 6 vjetët e fundit, Banka Botërore ka arritur në përfundimin se “biznesi i rryshfeteve” është zgjeruar në Shqipëri, pasi kompanitë vendase janë detyruar të paguajnë më shumë para nën dorë për zyrtarët e shtetit.

Në kryerjen e këtij vrojtimi, ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si: korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator, ka rezultuar se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo është një shifër shqetësuese, duke marrë në konsideratë se është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Për më tepër, korrupsioni është përkeqësuar edhe në kohë. Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 %  në 36.1 % aktualisht.

Indikatorët matës për korrupsionin në këtë vrojtim janë kërkesat për ryshfet, përqindja e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave, si dhe përqindja e bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria. Këta tregues janë përkeqësuar dyfish, përveç trendit të firmave që japin dhurata për të marrë kontrata publike, e cila është ulur nga 39.5 % që ishte në vitin 2013 në 15.3 % aktualisht. @Lapsi.al

13 Comments

  1. Uaaaa nuk e dinim. ” jetojme ne gjermani”. Kata jane per tu mbledh ne shesh te gjith e ti besh te mos i veje mendja ku jane e ku sjan te shkelin me ketu. Pjesa tjeter per acid.

  2. Interesant . Sikur te bejme intervista imagjinare me herojnte ne bulevard .
    Kurioz se cfare do thone per keta kriminele qe kane drejtuar nga 1945 deri sot.

  3. 1. Ai që ka kryer një vepër të lartë trimërie e vetëmohimi në luftë a në punë për popullin dhe për atdheun e vet, ai që është shquar për trimëri të lartë dhe për guxim të pashoq për të mirën e popullit e të atdheut kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve vendës, ai që ka dhënë edhe jetën duke kryer vepra të tilla. Hero i gjallë (i vdekur). Hero legjendar. Hero i heshtur ai që ka kryer në fshehtësi të madhe vepra trimërie e vetëmohimi kundër zbulimeve të huaja dhe veglave të tyre për mbrojtjen e interesave të larta të popullit e të atdheut. Hero i Luftës Nacionalçlirimtare. Vepra e heronjve. Kujtimi i heronjve tanë. Lavdi heronjve!
    2. Ai që mishëron vetitë dhe tiparet pozitive më kryesore të një epoke, ai që shpreh cilësitë pozitive më thelbësore të mjedisit ku është rritur dhe ku ka zhvilluar e zhvillon veprimtarinë e vet; ai që shquhet shumë në një punë a në një veprimtari të caktuar dhe bëhet shembull frymëzimi e nxitjeje për të tjerët. Heroi i kohës sonë. Heronjtë e klasës punëtore. Heroi i ditës. Heronjtë e naftës.
    3. Njeri i shquar, i cili, sipas teorive të sociologëve borgjezë e revizioniste, përcakton e drejton zhvillimin e ngjarjeve historike, është forca kryesore e vendimtare aktive dhe u kundërvihet masave të popullit, që shihen si forcë pasive. Heroi dhe masa (turma).
    4. let. Vepruesi kryesor i një vepre letrare, që jepet në mënyrë më të plotë nga shkrimtari dhe luan një rol vendimtar në përmbajtjen ideore të veprës. Heroi kryesor. Heroi pozitiv. Heroi i romanit (i tregimit, i novelës, i dramës).
    Hero Kombëtar
    a) titull i lartë nderi që i është dhënë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, udhëheqës i popullit shqiptar dhe luftëtar i shquar kundër pushtuesve osmanë në shekullin XV;
    b) urdhër nderi, me të cilin dekorohen ata që kanë kryer vepra të larta trimërie, heroizmi dhe vetëmohimi të pashoq, që kanë qenë shembull i lartë qëndrese e guximi gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ose kanë rënë për mbrojtjen e interesave të larta të Atdheut. Hero i Popullit titulli më i lartë që i jepet një njeriu ose një grupi njerëzish për akte heroizmi për ruajtjen e tërësisë tokësore, për udhëheqjen me burrëri e me vendosmëri të njësive ushtarake dhe për arritjen e fitores kundër armikut në kushte të vështira lufte, duke i bërë shërbime të mëdha Atdheut dhe popullit.

  4. Pse qa prisnit ju e nisi ky gomari qe don ti ngjaj Ismail Qemalit me 20% kur ishte kr bashkije dhe po e perfundon misionin anti kombetar dhe me korrupsion ne mbi 60% ky esht gomari plak matuf , drogmen, anti kombetar, anti njeri,do mbahet mend per ne si komb sepse mbolli faren me te poshter si udheheqes se c do gabim kryeministror ta mohoj dhe te jua faturoj kundershtareve q ka e ka mbjell kete fare dhe duhet 50 vjet per ta hequr ket ves me te poshtrin njerzor🤮🤮

  5. Krahasoni pikën 1 me me pikën4/b.

    Heronjtë e LNÇL vërtetë kanë treguar “vepra të larta trimërie, heroizmi dhe vetëmohimi të pashoq, që kanë qenë shembull i lartë qëndrese e guximi gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ose kanë rënë për mbrojtjen e interesave të larta…”, por jo në shërbim të atdheut, por në shërbim tëFilialit PKSHtë Partisë Komuniste të Jugosllavisë.

  6. Me leket e korrupsionit po pasurohet rivdekja, po behen kullat, po zihen toka, dete, lumenj, po ben rruge lali eri qe te udhetoje korrupsioni me 200 km ne ore e te shtypin me makinat e tyre luksi ndonje te pafajshem. Me leket e korrupsionit ndahen rroga ose mbushen gropa humbjesh ne ekonomi, me leket e korrupsionit ndertohen shkolla e kopshte qe te shesi mend lali eri si aspi karalloi pirdh se lirohesh po punohet 🙂 me leket e korrupsionit blihen te fortet, votat, blihet shteti e shitet pa breke ke ndonje shtet tjeter. Fuck man nothing to proud of, e kujt i plasi k**** se jom cun Tirone? e thote the kenga,
    Kjo Tirona eshte be si Tirania ku s’la pisllik e llum pa u bere historikisht por qe eshte trashur me shume keto 3 dekada. Asgje per tu krenuar ne kete ka* qytet e kete k** shtet.

    I them PS shkoni ne shtepi, pasi detyren e juaj e ben me mire RRUMI, RRAHU, DAKO etj komponent te larte pa shkolle por qe po ti jepni nje dore me shume e bejne me mire punen se nje soacialist i ndershem. A ka socialista te ndershem? se te filmat me partizane i kam pare hajdute, genjeshtar, por ama trima.

    Shqiperia e kadrinjve socialist po ja nxin bythen Shqiperise se mjere. Cdo kronike te zeze sterr publikojeni ne buletin Anglisht ta shikoje mire i gjithe BE c’llum ka ketu e qe mund te infektoje jo vetem BE por gjithe Globin.

  7. Nje komentues IPAEMER, me lart, na ka teorizuar e shabllonizuar sipas menyres komuniste per herojte e vijes se tyre, ne semundjen e populizmit te heronjeve, edhe kur ata, sipas perpunimit letraro politik te komentuesit as qe kane egzistuar, sepse utopia, e gangsterimi i realitetit te heronjeve te pikturuar, as qe ia vlejne shoqerise ne demokraci, ku e tere shoqeria eshte kerkuese e protagoniste e zhvillimit te shoqerise, e nuk eshte nevoja, te na serviren te tilla piktura irealiste sipas veprave te babait te tije, e te tyre kriminelit komunist qe e tregoi me se miri se ci dhuruan herojte.

    1. Nuk kam teorizuar, por kam bërë copy-paste nga fjalori, edhe pyetjen edhe përgjigjen edhe komentin i kam bërë unë, sepse, rilindasit po përpiqen të rikthejnë edhe një herë “lavdinë” e heronjve të tyre në 75 vjetorin e pushtimit komunist të Shqipërisë, ku një ndër ta psh, Vojo Kushi, është serb. Ata që quhen heronj në rastin më të mirë kanë qenë injorantë budallenj që besonin në dokrat e komunistëve, por shumica e tyre kanë qenë KRIMINELË LUFTE, sepse kanë vrarë më shumë shqiptarë se sa ushtarë gjermanë dhe më pak italianë

  8. Sikur te tregohet historia Shqiptare troc, shkoqur, diten me diell nuk e di me a do krenohej njeri me kete vend dhe a do ti thurnin kenge e levdata? Duket sikur Shqiptari lind e jeton ne kete toke per te vuajtur nga hajdutet, injorantet, kriminelet dhe anti-vet-vetja, vetem kur largohet nga toka Shqiperi c’lirohet njeriu shkrete. E po te jete keshtu se Shqiptari nuk eshte i zoti i shtepise se tije, jepjani kete toke djerr e te dhunuar sa nga vetja e sa nga te tjeret ndonje shteti si USA, Austria, Gjermania, Italia, Finlanda, jepujani ta drejtojne shtetin Shqiptar per 10 vite sipas rregullave e pervojave te tyre e atehere Shqiperia do rilind vertete. Per mua Shqiperia eshte komb i vdekur me se shumti nga geni i saje i mbrapshte.

    OSE:
    Shqiperia ka plot AL KAPONE si RRAHJA me kemisha te shyqer, syze cowboy dhe me force te mbinatyrshme per te dale mbi shtetin e kalbezuar. Lereni Rrahen ta bej Shqiperine se e ben me mire se Edi Psiko Drama.

    @Vdekje komunizmit
    Flmn per sqarimin dhe qe hodhe ketu. Respekt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu