• |
ide | kryesore

Syzet e Redjan Rrajës u gjetën në makinë e atentatorëve të prokurorit

Lajme, Të fundit



Redjan Rraja është lënë në qeli nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, si dhe i është cilësuar i ligjshëm arrestimi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda gjeti para pak ditësh një palë syze në makinën e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja, që sipas gjurmëve i përkasin Redjan Rrajës. Duket se, syzet e kanë tradhtuar Rrajën.

Në seancën gjyqësore, Rraja e mohoi përfshirjen e tij në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai deklaroi se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke përshkuar si zakonisht rrugën Tiranë-Durrës-Fushë Krujë. Më tej, u shpreh se nuk njeh askënd nga personat e plagosur nga atentati, dhe se gjithçka e ka mësuar nga mediat.

Redjan Rraja akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë ndaj dy ose më shumë personave, të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal./Shqiptarja



5 Comments

  1. HAJT SE SIPAS ERES MBAS NJE MUAJI E KENI JASHT PER MUNGESE PROVASH .
    PO NUK NDRYSHOJ ELITA E KETIJ VENDI KESHTU DO JEMI EDHE PAS 20 VJETESH.

  2. Vetem acidi ben pune ketu. 4 pishina acidi ne shesh. Vetem atehere. Nje vit pune ka ketu. Dhe nuk do te kishte me fukara mbi kete tok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *